Në këto kohë të vështira, kur politika shpesh është kthyer në një treg fjalësh të mëdha dhe premtimesh të kota, qytetarët kanë më shumë se kurrë nevojë për njerëz që flasin me veprat e tyre. Në Qarkun Korçë, emri i kandidates për deputet të PS, Besa Spaho nuk është ndërtuar me propagandë, por është ndërtuar me punë, ndershmëri dhe përkushtim të sinqertë ndaj njerëzve, sikundër e tregojnë faktet kur ajo ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Korçës, një institucion ky model.
Zonja Spaho nuk është thjesht një kandidate tjetër. Është një prej atyre njerëzve që kanë lënë gjurmë të vërteta në jetën e përditshme të komunitetit: qoftë duke ndihmuar në një moment të vështirë, qoftë duke mbështetur një nismë të ndershme pa shumë zhurmë, qoftë thjesht duke qenë aty kur të tjerët mungonin. Besa Spaho e ka fituar besimin e në Korçë me punë konkrete, por emri i saj i mirë është përhapur në të gjithë Qarkun Korçë, si shembull i një qytetari që nuk i harroi kurrë rrënjët dhe njerëzit e tij.
E majtë në vlerat, zonja Besa Spaho mishëron ato parime që shumë i përmendin, por pak i jetojnë: ndershmërinë, përgjegjësinë, përkushtimin ndaj familjes, komunitetit dhe Atdheut.
Në një kohë kur shumë kërkojnë të na mashtrojnë me fjalë të bukura, kandidatja e PS për Qarkun e Korçës, Besa Spaho na fton të shohim realitetin. Të shohim kush ka qenë pranë nesh në ditët e vështira. Të shohim kush ka ndihmuar pa kërkuar lavdi.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz që nuk na flasin nga podiumet, por që kanë qenë mes nesh, në ditët më të vështira. Besa Spaho është një prej tyre.