E martë, 18 Gusht, 2026

“Humbëm pasionin”, ana e panjohur e Guardiolës, momenti kur u rrëfeu lojtarëve divorcin: Po ndahem nga gruaja më e bukur në botë

Share

Një dokumentar i ri për vitet e fundit të Pep Guardiolës te Manchester City zbulon momente të panjohura nga jeta personale dhe profesionale e trajnerit spanjoll.

Në një prej skenave më emocionuese, Guardiola u flet lojtarëve për divorcin nga Cristina Serra, me të cilën kishte qenë në një lidhje prej më shumë se 30 vitesh. Ai e lidhi ndarjen me humbjen e pasionit, duke e përdorur përvojën personale si një mesazh për futbollistët.

Dokumentari tregon gjithashtu gjendjen e vështirë emocionale të Guardiolës gjatë periudhës së fundit në Manchester City, përfshirë përplasjet me disa prej lojtarëve dhe tensionet në dhomat e zhveshjes.

Guardiola u largua nga Manchester City në fund të sezonit 2025-26, pas një dekade në drejtim të klubit, duke mbyllur një nga periudhat më të suksesshme në historinë e tij.

Dokumentari “A Beautiful Obsession” sjell një version shumë më personal të trajnerit, duke treguar se përtej trofeve dhe suksesit, Guardiola po përballej edhe me lodhje emocionale dhe probleme të rëndësishme në jetën private.

Guardiola dhe Cristina Serra, me të cilën trajneri spanjoll ishte prej rreth tre dekadash, konfirmuan ndarjen në janar 2025. Çifti ka tre fëmijë dhe, pavarësisht fundit të martesës, ka ruajtur një marrëdhënie të respektueshme për shkak të familjes.

Te tjera

Lajme te tjera