Në një peizazh politik ku klishetë, sloganet boshe dhe gjuha e drunjtë dominojnë, fushata e Kandidates së Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi ka sjellë një frymë ndryshe. Ajo është më shumë sesa një garë për vota: është një ftesë për bashkëkrijim, një përpjekje për të rikthyer qytetarinë si vlerë politike, dhe një shembull i një modeli komunikimi që respekton inteligjencën e publikut.
E ngritur mbi vlera të djathta moderne, por e realizuar me një ndjeshmëri estetike që rrallë shihet në politikë, fushata e Jupit është bërë një referencë për shumë politikanë të rinj dhe një pikë referimi për qytetarët. Nga takimet në lagjet e Tiranës, Kamzës, Vorës, Kavajës e Rrogozhinës, deri te ndërveprimi i përditshëm në rrjetet sociale, ajo ka krijuar një komunikim të hapur dhe të sinqertë, që nuk premton mrekulli, por angazhohet për ndryshim të vërtetë.
Fushata e saj ka në qendër të rinjtë. Jo si fasadë, por si subjekt politik me zë të plotë. Taulanda i sfidon hapur partitë tradicionale që e trajtojnë rininë si dekor protokollar. Ajo beson se Shqipëria e dekadave të ardhshme duhet dhe mund të jetë e tyre, nëse ata bëhen protagonistë realë të vendimmarrjes. “Nuk dua që të rinjtë të jenë pjesë e skuadrave të bindura. Dua që ata të jenë krijues të së ardhmes”, thotë shpesh ajo në takimet me studentë dhe të rinj profesionistë.
Në këtë kuptim, fushata e saj nuk është vetëm moderne në formë. Ajo është moderne në përmbajtje, në vizion dhe në mënyrën sesi e trajton qytetarin si bashkë-autor të një rruge të përbashkët. Kënga e saj e fushatës, “Fight Song” e Rachel Platten, është simbol i betejës së bukur për një Shqipëri që nuk dorëzohet. Një betejë për shpresë, për qëndresë dhe për ringritje morale e ekonomike.
Fushata e saj ka në qendër të rinjtë. Jo si fasadë, por si subjekt politik me zë të plotë. Taulanda i sfidon hapur partitë tradicionale që e trajtojnë rininë si dekor protokollar. Ajo beson se Shqipëria e dekadave të ardhshme duhet dhe mund të jetë e tyre, nëse ata bëhen protagonistë realë të vendimmarrjes. “Nuk dua që të rinjtë të jenë pjesë e skuadrave të bindura. Dua që ata të jenë krijues të së ardhmes”, thotë shpesh ajo në takimet me studentë dhe të rinj profesionistë, shkruan “revistatrend.com”.
Në këtë kuptim, fushata e saj nuk është vetëm moderne në formë. Ajo është moderne në përmbajtje, në vizion dhe në mënyrën sesi e trajton qytetarin si bashkë-autor të një rruge të përbashkët. Kënga e saj e fushatës, “Fight Song” e Rachel Platten, është simbol i betejës së bukur për një Shqipëri që nuk dorëzohet. Një betejë për shpresë, për qëndresë dhe për ringritje morale e ekonomike.
