Ish-zv/kryeministrja dhe një nga zërat e spikatur të Partisë Socialiste, Senida Mesi, ka bërë një thirrje të fortë publike për mbështetje ndaj kandidates për deputete në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Mesi e cilëson Kodhelin si “zërin e forcës dhe dinjitetit”, duke u bërë apel të gjithë socialistëve dhe qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një figurë me integritet, përvojë dhe përkushtim të provuar në shërbim të vendit.
Ja reagimi i Znj. Mesi:
Tiranë me Mimi Kodheli
E njoh Mimi Kodhelin si një grua që nuk i është shmangur kurrë betejave të vështira – as kur ka qenë e vetmja zë i arsyes, as kur është dashur të mbrojë të vërtetën me guxim.
– e njoh si një shpirt i lirë dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë
– e njoh si ish-bankiere, si ish-nën Kryetare e Bashkisë Tiranë, si ish- Prefekte e Qarkut Tiranë, ish-Ministre e Mbrojtjes, drejtuese politike në disa qarqe në Shqipëri dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2009 dhe Zv. Presidente e Asamblesë Parlamentare NATO.
– e njoh si një mikeshë që kemi përballuar sfida të përbashkëta.
Në një kohë kur politika ka nevojë për integritet, përkushtim dhe zemër, kur ka nevojë për eksperiencë në ligjvënie e ligjformim, Mimi është zëri që duhet të dëgjohet më fort se kurrë dhe DUHET të ketë një vend në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 11 maj, miqve të mij që votojnë në Qarkun Tiranë ju kërkoj votën për Mimin– për një politikë që na përfaqëson me dinjitet, për një të ardhme ku gratë marrin vendin që meritojnë.
Ejani, ta mbështesim bashkë.
