Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shteti ka zbuluar të tjera pseudonime që përdorin agjentët e Shërbimit Sekret gjatë regjimit komunist. Gazeta “SOT’, ka siguruar disa prej dokumenteve të deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH, ku jepen detaje mbi pseudonimet që kishin agjentët dhe bashkëpunëtorët e regjimit. Janë deklasifikuar dokumente “Top Sekret” për zonën e Sarandës, por edhe raporte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe të Britanisë për Shqipërinë. Kjo lëvizje vjen pas miratimit të disa ndryshimeve ligjore që lidhen me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Ajo që bie në sy nga dokumentet e deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH janë pseudonimet e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ja disa nga dosjet me pseudonimet përkatëse:
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.10 (4228), me pseudonimin “Trëndafili”, me 20 (njëzet) fletë; dosja daton në vitin 1979-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.11 (4629), me pseudonimin “Tigri”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.12 (4679), me pseudonimin “Mali Gjerë”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1982- 1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.13 (5455), me pseudonimin “Tomorri”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale dhe pune nr.14 (5215), me pseudonimin “Kamenica”, me 25 (njëzet e pesë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.15 (4754), me pseudonimin “Gjahtari”, me 15 (pesëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1982-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.16 (5197), me pseudonimin “Shigjeta”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.17 (5698), me pseudonimin “Muzikanti”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.18 (5951), me pseudonimin “Hekuri”, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1989- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.21 (5354), me pseudonimin “Mali”, me 20 (njëzet) fletë; dosja daton në vitet 1986-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.22 (5872), me pseudonimin “Atleti”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1988. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.23 (5015), me pseudonimin “Pinga”, me 16 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1983-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.24 (5115), me pseudonimin “Brinja”, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1984- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.25 (5275), me pseudonimin “Buresi”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.26 (4172), me pseudonimin “Qiparisi”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1979-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.27 (6190), me pseudonimin “Mekaniku”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.28 (4471), me pseudonimin “Blektori”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.29 (5187), me pseudonimin “Piktori”, me 10 (dhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.30 (4540), me pseudonimin “Vaksina’, me 13 (trembëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.
Raportet “Top Sekrete” nga SHBA e Britania
Në dokumentet që ka deklasifikuar së fundmi Autoriteti i Dosjeve evidentohen edhe raporte nga ndërkombëtarët.
Dosja “Raporte të misioneve amerikane, britanike e të UNRRA-s të korrik shtatorit 1945”, me 65 (gjashtëdhjetë e pesë) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raporte informative mbi gjendjen në Shqipëri në tetor-dhjetor 1945”, me 44 (dyzet e katër) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raporte informative të misionit ushtarak aleat mbi gjendjen në Shqipëri”, me 93 (nëntëdhjetë e tre) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raport vjetor i misionit të UNRRA-s”, me 35 (tridhjetë e pesë) fletë, Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raport i kryetarit të misionit ushtarak britanik H. mbi turneun e tij në Shqipërinë e jugut në prill 1945”, me 6 (gjashtë) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Dosja “Raporte politiko-ushtarake të misionit mbi gjendjen në Shqipëri”, me 24 (njëzet e katër) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.
Taljo
Qeveria miraton projektligj për përdorimin e ndërtimeve të konfiskuara, ja detajet
Ndërkohë që VKM-ja është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese pas një padie të deputetëve të opozitës si antikushtetuese, me anë të këtij projektligji, qeveria përcakton kompetencat dhe detyrat e autoriteteve publike përgjegjëse, të përfshira në proceset e zhvillimit dhe administrimit të objekteve të konfiskuara, si dhe procedurat e shit-blerjes së godinave të konfiskuara, shkruan “BIRN”. Në procesin e shitjes që do të kryejë qeveria kanë të drejtën e parablerjes me vlerën e tregut; pronarët e truallit, subjekti ndërtues, si dhe personat e tretë që kanë një marrëveshje juridiko-civile për pronën e konfiskuar. Nëse palët e parashikuara nuk shfaqin interes objektet dalin në ankand publik. Projektligji i njeh të drejtat e pronësisë pronarëve të truallit mbi të cilin është ndërtuar objekti në tejkalim të lejes së ndërtimit. Mbi pjesën e objektit që është ndërtuar ligjërisht, zbatohen termat e kontratës së sipërmarrjes dhe pronarët nënshkruajnë një marrëveshje të re zhvillimi me shtetin, termat e të cilës do të përcaktohen nëpërmjet një rregulloreje të hartuar nga ministria e linjës. Të gjitha veprimet e vlerësimit teknik e financiar të pronave të konfiskuara dhe problematikat ligjore që paraqesin, si dhe mënyrën e administrimit të tyre, do t’i kryejë “Komisioni i Objekteve të Konfiskuara”, një strukturë ndërinstitucionale, që do të ngrihet pranë Kadastrës. Komisioni ka po ashtu detyrë që të propozojë për miratim në Këshillin e Ministrave kalimin në përgjegjësi administrimi, përdorim të përkohshëm apo pronësi të objektit të konfiskuar në favor të institucioneve publike apo të enteve publike përkatëse. Qeveria po ashtu parashikon procedura të përshpejtuara për përfundimin e punimeve të objekteve të konfiskuara dhe zhvillimin e tyre duke propozuar pranë KKT-së ndryshimin e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit. Ndërtimi pa leje është krim në Shqipëri dhe Kodi Penal parashikon dënime deri në 5 vjet burg për qytetarët e zakonshëm dhe 8 vjet burg për objektet me qëllime fitimi. Megjithatë, Këshilli i Ministrave i anashkaloi këto sanksione përmes një vendimi të miratuar më 7 shtator 2022, i cili u jep ndërtuesve të mëdhenj një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese financiare apo dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit. Vendimi parashikon procedurat e transferimit të sipërfaqeve të paligjshme nga subjektet private te shteti dhe anasjelltas dhe nuk e përmend në mënyrë eksplicite ndjekjen penale. Për ekspertët e ligjit, ky vendim përbën një anashkalim të rendit juridik si dhe vendos një standard të dyfishtë mes biznesmenëve të mëdhenj dhe qytetarëve të zakonshëm.
