Rigels Seliman
Fundi politik i spiunit Ilir Metaj është shumë afër. Pas goditjes katastrofike që mori në zgjedhjet vendore të 14 majit, ish-presidenti është gati të nxirret nga politika si “Kim Filbi” i pluralizmit shqiptar. Heqim një paralele me këtë personazh pasi Kim Filbi, nga një anglez i privilegjuar, u shndërrua në fund si tradhtar i kombit të tij, pasi ai punoi fshehurazi si agjent i dyfishtë për shërbimin sovjetik të sigurisë duke shitur informacionet sekrete nga Inteligjenca e vendit të tij për Rusinë. Njësoj si Ilir Meta që bën si patriot i madh për Shqipërinë, ai theksonte se “e donte Anglinë”, duke pretenduar se e ndjente veten “tërësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme anglez, dhe se Anglia ishte ndoshta copëza më pjellore e Tokës në gjithë historinë e ideve njerëzore”, por nga ana tjetër Kim Filbi e tradhtoi në mënyrë sistematike kombin e tij. Të njëjtin fund të hidhur e pret dhe spiunin I.M, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila detyroi ditën e djeshme Prokurorinë të regjistrojë procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Metaj. Mësohet se është lënë në fuqi vendimi i gjykatës së Tiranës të datës 18 nëntor 2022, ku prokuroria urdhërohej që të rihapë hetimet për çështjen.
Hapen hetimet për spiunin Ilir Metaj
Objekt i gjykimit ishte kallëzimi penal i bërë nga Meta në 6 shtator 2022 ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Dy muaj pas kallëzimit, prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve dhe njoftoi autorin e padisë penale. Pasi u vu në dijeni të vendimit, Ilir Meta bëri ankim në gjykatë duke kërkuar hetimin e çështjes. Kallëzuesi ka pretenduarës e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ka kryer 6 shkelje ligjore, duke ia përmendur emrin në shkresat drejtuar Kuvendit, si person i lidhur me Sigurimin e Shtetit gjatë viteve të diktaturës. Meta sqaron në kallëzim se ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga dy komisionet ngritura në vitet ’90, si dhe nga vetë Autoriteti i Dosjeve në prill të vitit 2017, çka e përjashton nga detyrimi për tu verifikuar sërish. Në korrik 2022, pas një kërkese të mbërritur në e-email për të verifikuar ish-presidentin, Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin se ka ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi personazhin me profil të lartë politik. Gjykata e Tiranës rrëzoi Prokurorinë pasi vuri theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit. Gjithashtu Gjykata urdhëroi prokurorinë që të administrojë të gjithë praktikën administrative të ndjekur nga AIDSSH që nga momenti i vënies në dijeni/marrjes të e-mail anonim dhe në vijim. Gjykata kërkon edhe marrjen në pyetje të gjithë anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Por hapja e këtyre hetimeve do t’i kushtojë shtrenjtë spiunit I.M? Ky do të jetë rasti që do të nxjerrë zbuluar të gjithë dosjen e tij të plotë me lidhjet e tij si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Në momentin që Prokuroria do të fillojë hetimet, Autoriteti i Dosjeve do të zbulojë të gjitha faktet e spiunit I.M.
Meta i alarmuar
Mirëpo ajo që bën më shumë përshtypje dhe që ngre më shumë pikëpyetje është sjellja e vetë Ilir Metajt, i cili në mënyrë të pakuptimtë po sillet sikur edhe ai vetë e ka pranuar si të vërtetë atë që është thënë për të që ka qenë spiun. Kjo lexohet qartë jo vetëm nga nervozizmi i tij sa herë i duhet të flasë publikisht për atë dosje. Për sa kohë ka zgjedhur të mbrohet pa asnjë argument me çfarë thotë vetë, përse Ilir Meta nuk bën më të thjeshtën; të kërkojë dhe ta hapë vetë dosjen e tij. Ligji nuk e pengon për këtë gjë. Atëherë pse nuk e bën? Nëse është vërtetë i pastër, nëse nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, pse nuk e hap vetë dosjen e tij e ta bëjë publike. Por ai vazhdon me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete. Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkon që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda.
Si e fundosi gjykata Ilir Metajn
Gazeta “SOT” disponon vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila rrëzoi të gjitha pretendimet e spiunit I.M. Ish-presidenti Ilir Metaj me avokat përfaqësues Genc Gjokutaj paditi Autoritetin e Dosjeve. Gjykata në datën 18.04.2023 rrëzoi kërkesën e padisë së paraqitur nga paditësi Genci Gjokutaj, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Pra Meta nga do që të rrotullohet nuk ka prova për akuzat që hedh ndaj Autoritetit të Dosjeve. Gjithashtu veprimet e tij shihen dhe si intimidim ndaj strukturave që merren me hetimin e personazheve që kanë qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit.
