E premte, 1 Maj, 2026

Fillon tmerri për të korruptuarit në Shqipëri, Senati i SHBA fut në axhendë emërimin e pasuesit të Yuri Kim, ja çfarë do të ndodhë më 16 prill, pritet luftë ndaj “non-gratave” dhe korrupsionit

Share

Rigels Seliman

Fillon tmerri për të korruptuarit në Shqipëri. David Kostelancik, i ripropozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, pritet të dalë më 16 prill përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit. Kjo është e dyta herë që Kostelançik do të dalë përpara këtij komiteti, si i propozuar për postin e ambasadorit në Shqipëri. Më herët, ai ka kaluar dëgjesën përpara Komitetit në fjalë, por se votimi në Senatin Amerikan së bashku me 40 diplomatë të tjerë, të propozuar për shkak të tejkalimit te afateve procedural, nuk u realizua. Pas largimit të Yuri Kim në qershor, ambasada e SHBA nuk ka qenë e përfshirë në ngjarjet politike në vend. Pavarësisht se i dërguari i Uashingtonit, David Wisner ka pasur takime, ka munguar fryma dhe ultimatumet që vinin kur ishte Yuri Kim. Me largimin e ish-ambasadores nga Shqipëria, ambasada e SHBA nuk ka qenë shumë e përfshirë në ngjarjet politike në vend, çka ka bërë që të korruptuarit, kriminelët dhe baronët e drogës të dalin nga strofulla, teksa janë hedhur në sulm kundër drejtësisë së re, duke kërcënuar hapur prokurorë dhe gjyqtarë. Madje ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Rama arritën në pazare për të goditur Reformën në Drejtësi. Por tashmë qetësia e pushtetarëve të lartë të lidhur me krimin do të prishet. Me ardhjen e tij lufta ndaj “non-gratave” dhe korrupsionit do të përforcohet. SPAK nuk po pyet më për emra dhe po godet nga të gjitha krahët. Madje në izolim kemi një ish-kryeministër si Sali Berisha, pjesë e listës së zezë të SHBA. Kostelancik  do të vazhdojë punën aty ku e la Yuri Kim, mbrojtjen, përforcimin e Reformës në Drejtësi në mënyrë që kasta politike e korruptuar në Shqipëri të shpërbëhet. “Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian”, u shpreh David J. Kostelancik vitin e kaluar.

Kush është Kostelanick?

Ai është një diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Kostelanick filloi shërbimin e tij si këshilltar për politikën e jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.  Z. Kostelancik më parë shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA-së në Budapest në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash. Detyrat e tjera në Departamentin e Shtetit përfshijnë si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jug-Qendore dhesi Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Më herët në karrierën e tij, ai shërbeu dy herë në Ambasadën e SHBA në Moskë, duke përfshirë një detyrë si Asistent Special i Ambasadorit Thomas Pickering, me përgjegjësitë për shtrirje në të gjithë Rusinë dhe shkrimin e fjalimeve. Detyra të tjera jashtë shtetit përfshijnë Misionin e SHBA në OSBE dhe Misionin e SHBA në NATO, duke u fokusuar në të dy misionet në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi. Ai shërbeu gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore. Z. Kostelancik mori një diplomë Bachelor nga Universiteti Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, një diplomë Master nga Universiteti i Miçiganit në Studime Ruse dhe të Evropës Lindore, si dhe një diplomë Master Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Ai flet shumë mirë shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht. Ai dhe gruaja e tij janë prindër të tre djemve të rritur.

Te tjera

Lajme te tjera