E shtunë, 26 Shtator, 2026

Çfarë ndodhi 24 orë para protestës së 21 janarit 2011, ja kush është personi ‘kyç’ që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për vrasjet në bulevard, si po mbahet “peng” dosja për të garantuar pazaret Rama-Berisha, Alfred Cako zbardh marrëveshjet e fshehta

Share

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe mënyrën se si dosja e vrasjeve është mbajtur e “peng” për të garantuar pazaret mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sipas tij, ngjarjet nuk janë thjesht tragjedi, por pjesë e një skeme të madhe politike. Ai tregon gjithashtu rolin e një personi “kyç”, ish-kryetarin e bashkisë dhe sot deputet i Partisë Socialiste Agron Malaj, që sipas tij duhet të pyetet nga SPAK për të zbardhur se kush qëlloi mbi protestuesit. Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.  10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë. Pas u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.

Prapaskenat e 21 janarit dhe pazari Rama-Berisha

 “Ju pata thënë që do dështojë kallëzimi i tij ose ngarkesa që i kanë bërë penale në lidhje me çështjen e klubit Partizani, dhe pak a shumë ajo po falimenton. Tani po i hapin një çështje tjetër, atë të 21 janarit dhe kjo bëhet e nxitur nga Rama, për arsye që kryeministri ta mbajë të frenuar Berishën në kërkesat e tij për pushtet në pazarin që do bëjnë për këto 16 vjet. Dhe Rama e kërcënon Berishën gjoja me SPAK, kurse Berisha e kërcënon me protestat. Të dy në fund do t’i përdorin këto kazuse përballë ithtarëve të tyre, duke thënë se: “Ja, ne me protestat tona e detyruam Ramën të ulet të bëjmë marrëveshje për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe ndryshimet territoriale”. Dhe nga ana tjetër Rama do t’u mburret se “Unë hapa atë çështjen në SPAK dhe ai shumë shpejt do të përfundojë në burg”, por në fakt kjo do të dështojë. Rama, një ditë para se të bëhej protesta e 21 janarit, i tha Sali Berishës dhe ambasadorit amerikan që e mbështeste në atë kohë se nesër do të kalonim mbi kufoma, dhe kjo u realizua. Nuk dihet se nga kush është realizuar, sepse Berisha s’kishte interes të vriste njerëz kur mitingu po mbaronte. Duhet ta mendojmë këtë më me gjakftohtësi. Është një person i cili ka qenë kryetar i bashkisë së Matit që duhet të pyetet nga SPAK. E dinë ata se kush është, të cilin Rama e mori nga një njeri që ka qenë pranë pushtetit të Sali Berishës, e mori dhe e bëri kryetar të bashkisë së Matit. Ky njeri duhet të pyetet, për të treguar se kush i ka vrarë ata të katër. Unë mendoj që mund të ketë patur një komplot një ditë ose disa ditë përpara, që ajo që tha Rama, “nesër do të kalonin mbi kufoma”, të realizohej, dhe ajo u realizua. Këto kufoma ishin kali mbi të cilin kalëroi Edi Rama për të ardhur në pushtet. Unë po ju them se edhe kjo çështje kundër Sali Berishës do të dalë një flluskë sapuni dhe asnjë gjë nuk kanë për t’i bërë. E tërë çështja tani është se këta duan të ndajnë pushtetin mes dy familjeve të tyre deri në vitin 2040. Këta duan të ndajnë çështjen e presidentit që duan ta bëjnë nga populli dhe duan të bëjnë një president shumë të fuqishëm. Dhe qeveria do të menaxhojë buxhetin, por gjithmonë e kontrolluar me fuqi të larta ligjore nga presidenti. Këta do të ndajnë edhe çështje të tjera të ndryshme të dy bashkë. A do t’i lejojnë ndërkombëtarët apo jo? Unë them që edhe mund t’i lejojnë. Të paktën deri tani nuk po shikojmë ndonjë pengesë”, u shpreh Alfred Cako.

Skema e Ramës                                                                           

Cako përshkruan gjithashtu mënyrën se si Rama menaxhon çështjet e korrupsionit. “Rama, për çdo çështje, çdo aferë publike që jepet për korrupsion, ai nuk e lë presionin të hapur. Ai dërgon disa persona si përgjegjës, që çështja të mbyllet dhe ai kur të dalë në pension këto çështje të jenë të gjykuara dhe ai të mos gjykohet. Por sistemi i qeverisjes është sistem piramidal. Këta kanë vepruar në të gjitha aktet e korrupsionit, që nga specialisti deri në drejtori, shefi i sektorit, drejtor i drejtorisë së ministrive që kanë bërë tenderat dhe kanë bërë korrupsionin. Ke të gjithë ata që kanë vënë firmën para ministrit, deri te ministri dhe më lart, Kryeministri—janë të gjithë ata që kanë ngrënë dardhat, sepse në një qeveri përgjegjësia është piramidale. Këta nuk janë hallka horizontale të zinxhirit që një hallkë e zinxhirit nuk di çfarë bën tjetra. Është kryeministri ai që mban përgjegjësinë i pari për çdo korrupsion të rëndë i cili ka vajtur deri në firmën e tij. Kjo është arsyeja pse SPAK merr këta për të mbyllur të gjitha proceset që janë hapur në qeverisjen e Partisë Socialiste, që këto të figurojnë të mbyllura. Dhe Sali Berisha, të thashë, është duke luajtur me të dyja shpatat. Këta janë tre polat: SPAK, Sali Berisha dhe Edi Rama. Këta punojnë të tre bashkë në mënyrë të koordinuar”, tha ndër të tjera Cako.

Te tjera

Lajme te tjera