E shtunë, 8 Gusht, 2026

Adriatik Alimadhi: Balli Kombëtar ishte një lëvizje me ideale kombëtare, jo tradhtare siç është paraqitur për vite me radhë! Ka ardhur koha të hapen arkivat, të rishkruhet historia dhe të ndërtohet pajtimi kombëtar mes shqiptarëve

Share

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatin mbi rolin historik të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kundërshton akuzat që, sipas tij, prej vitesh janë ngritur ndaj kësaj force politike, duke e cilësuar Ballin Kombëtar si një lëvizje me ideale të qarta kombëtare. Alimadhi kërkon hapjen e arkivave dhe rishkrimin e historisë mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve, duke argumentuar se vetëm kështu mund të zbardhet e vërteta historike. Në reagimin e tij, ai thekson se Shqipëria ka nevojë për pajtim kombëtar dhe jo për vazhdimin e ndarjeve ideologjike. Sipas Alimadhit, një histori e paanshme dhe e drejtë do t’i shërbente bashkimit dhe vëllazërimit mes shqiptarëve.

REAGIMI I ALIMADHIT

“Përgjigje komunistit Idajet Beqiri, dhe të gjithë atyre individëve, që shajnë, baltosin, fyejnë, gënjejnë, mashtrojnë akoma, se Balli Kombëtar ka bashkëpunuar me serbët dhe ishin pulaxhinj. Para disa ditësh ky komunist dhe këlysh komunisti është shprehur në rrjetet sociale. “Këto qeleshe, që sapo i fotografova pas Monumentit të Skënderbeut, simbol i ballisto-kolaboracionistëve, bashkëpunëtorë të nazifashistëve në Luftën e Dytë Botërore, i kanë prodhuar dhe për ironi të fatit, i shpërndajnë falas serbofilët dhe grekofilët, me qëllim që protestuesit e nxitur prej tyre, të protestojnë kundër Shqipërisë dhe të ardhmes europiane të shqiptarëve. ‘Protestuesit’ ringjallën edhe parullën ballisto-kolaboracioniste të pulaxhinjve ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’! Mirëpo siç e shihni, por edhe siç shprehen ‘dhuruesit’ e këtyre qelesheve, edhe pse falas, nuk po afrohen ‘protestuesit’ t’i marrin dhe t’i vënë në kokë… PSE?! SEPSE ‘PROTESTËS’ I DOLI KALLAI DHE KALLAJXHINJTË NXITËS, POR EDHE ‘ANALISTËT’, QË MBUSHIN XHEPAT ME PARA TË PISTA ME BURIM ANTISHQIPTARIZMIN, U HASI SHARRA NË GOZHDË NGA POPULLI SHQIPTAR QË I LA TË PAKËT NË RRUGË…” Së pari, i kujtoj këtij këlyshi me mendësi komuniste se të gjithë elementet që ka nxjerrë Balli Kombëtar kanë qenë në përputhje të plotë me elementet Kombëtare, si qeleshja, zhgaba, flamuri Kombëtar pa yllin e moskovit që e donte ky këlysh komunisti injorant. Së dyti, që ta kuptosh mirë ti komunist i ndyrë, se rrugëtimi i Ballit Kombëtar ka qenë plotësisht dhe thellësisht kombëtar dhe nuk kishin nevojë të hanin pula, turp të vijë, njeri i vogël me mendësi komuniste. Pra, Balli Kombëtar doli si alternativë kombëtare: “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”. Edhe kështu e ka pasur dhe vazhdon ta ketë Rrugëtimit e tij patriotik dhe kombëtar, sepse ka ditur për çka luftoi këtu e gati një shekull më parë, ka ditur për çfarë dhanë jetën, sepse e deshën një Shqipëri pa komunizëm, pa diktaturë, një Shqipëri të shqiptarëve, një Shqipëri të ekonomisë së tregut, një Shqipëri perëndimore, një Shqipëri etnike të bashkuar dhe të vëllazëruar. Që ta kuptosh mirë ti lëtyrë, prandaj sot protestuesit shqiptarë me të drejtë brohorasin në sheshet e rrugët e Kryeqytetit: “Shqipja e Shqiptarëve, Vdekja e Tradhtarëve”, prandaj protestuesit mbajnë flamurin me zhgabë dhe jo me yllin komunist, prandaj protestuesit mbajnë qeleshen tradicionale shqiptare, sepse për këto elemente patriotike dhe kombëtare luftoi, mbrojti dhe i mbajti me fanatizëm Balli Kombëtar. Kjo është mendësia komuniste që shoqëron ende disa tipa injorantësh si ky, që nuk kuptuan asnjëherë se kush ishte Balli Kombëtar. Edhe në varr do shkojnë dhe atje do flasin me njëri-tjetrin se ballistët janë akoma tradhtarë, ky është injoranti dhe pasuesi i disa mendjeve të mykura! Ndjej keqardhje për këtë njeri që na hiqet si avokat. Ku i ka liritë dhe të drejtat ky, kur na flet dokrra dhe shpifje? Ky i bashkohet një tufe njerëzish injorantë, shumë të vegjël, pa vlera dhe pa shpirt, me mendësi ende komuniste që kanë mbetur gjallë, që janë edukuar dhe paguar nga paratë e shtetit dhe na hiqen si avokatë, si profesorë dhe intelektualë, të cilët qëllimisht kanë falsifikuar historinë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këtë faj. Na hiqen profesorë, intelektualë, por nuk i kanë afruar asgjë këtij vendi, vetëm frymën e përçarjes me këto gënjeshtra. Veprojnë mbrapsht me dashakeqësinë e injorancës së tyre dhe i mbajnë ende shqiptarët të ndarë në tradhtarë, bashkëpunëtorë, armiq klasash e të tjera gomarllëqe si këto. Kam folur shpesh dhe fort në këtë drejtim, por këtu nuk të dëgjon askush. Hapni arkivat, gjeni aty se kush janë bashkëpunëtorët, tradhtarët, armiqtë, vrasësit kriminelë.

Historia duhet rishkruar

Bëni një histori të drejtë dhe reale dhe jo një histori harbutëshe e gënjeshtër nga një tufë injorantësh që as njerëzit e dashur të familjes së tyre nuk i duan, por qëllimisht fusin frymën e urrejtjes dhe përçarjes midis Shqiptarëve dhe nuk lënë askënd të flasë sepse nuk duan që të dalë e vërteta. Si mundet të thuhet akoma për Mid’hat Frashërin dhe personalitetet e tjera të Ballit Kombëtar kështu? Kush janë këta injorantë, shpirtvegjël? Unë jam i sigurt që nuk dinë asgjë nga historia, ata nuk e njohin aktivitetin patriotik dhe kombëtar të këtyre personaliteteve të shquara të shqiptarizmës shqiptare. Jam i sigurt që këto mendje injorantësh nuk e dinë ende se Mid’hat Frashëri është i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i Sami dhe Naim Frashërit. Janë vetëm injorantë e asgjë tjetër, por i shërbejnë shërbimeve antishqiptare. Si mundet të flitet pa kapistër, pa fre, pa kuptim dhe vetëm me urrejtje dhe mellef për një klasë njerëzish me parime të qarta patriotike dhe plotësisht kombëtare. Shqiptarët duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se dy kohë më të lavdishme dhe të rëndësishme kombëtare e patriotike ka në historinë e Shqipërisë: Koha e Abdyl Frashërit dhe Koha e Mid’hat Frashërit. Abdyli kishte qëllimin e bashkimit të katër vilajeteve dhe i biri i tij kishte Shqipërinë Etnike, të cilat kanë të vetmin kuptim: vëllazërimin midis Shqiptarëve dhe Bashkimin Kombëtar të Shqipërisë Etnike dhe asgjë tjetër. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të mos merren më me këto rrecka të vjetra, mos u merrni më me këta injorantë. Këta tipa nuk i duan as njerëzit e tyre familjarë të dashur, por i urrejnë ata. Vetëm kur të vdesin këta tipa do të shpëtojë Shqipëria, do të shpëtojnë shqiptarët. Unë besoj se këto janë rryma të dëmshme dhe bëhen qëllimisht e vazhdojnë ende për t’i bërë dëm kombit shqiptar në rrugëtimin e demokratizimit të Shqipërisë, dhe kështu shqiptarët do të vazhdojnë të jenë ende të ndarë. Historia duhej të ishte ndryshuar në këto 35 vjet. Nuk u bë asgjë dhe ngeli historia komuniste, keqardhje për këtë sepse jemi drejtuar edhe në këto 35 vjet me mendësi komuniste. A kanë kuptuar këta se kanë qenë në bashkëpunim me serbin? A kanë kuptuar këta se luftonin për idetë komuniste? A kanë kuptuar këta që brigadat e tyre kriminale partizane vranë me mijëra shqiptarë? Kush janë tradhtarët? Çfarë deshën brigadat partizane në trevat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, ku vranë me mijëra shqiptarë në këto treva dhe ua nënshtruan serbëve tokat shqiptare? Kush janë tradhtarët, kush janë bashkëpunëtorët? Prandaj këta e bëjnë qëllimisht, se këta janë vetëm vrasës, vrasës, vrasës dhe asgjë tjetër. Këta duhet të jepnin llogari para Shqiptarëve, në vend që të ulin kokën, të kërkojnë ndjesë dhe të falur, dalin edhe pas 35 vjetësh dhe flasin broçkulla, injorantë shpirtligj, shpirtzinj e asgjë tjetër. Këta tipa injorantësh duhet të mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve sepse shkatërruan truallin shqiptar, nuk kanë sy të shikojnë dhe nuk kanë mend të kuptojnë se populli shqiptar po vuan ende pasojat e tyre tradhtare dhe kriminale. Duhet ta kuptoni një herë e përgjithmonë, antishqiptarë, se Balli Kombëtar bënte luftë Kombëtare kundër çdo lloj pushtuesi historikisht në Shqipëri, jo vetëm në një periudhë kohore. Ishte dhe do të mbetet partia e shqiptarizmës shqiptare sepse i ka rrënjët te ekzistenca shqiptare.

Pa pajtim kombëtar, shqiptarët do të mbeten të ndarë

Kam dëgjuar këto kohët e fundit që flitet se do bëjnë historinë ashtu siç ishte partizançe, komuniste, harbutëshe, gënjeshtër, por me të njëjtët aktorë. Ky do të jetë gabimi më i madh dhe shqiptarët do vazhdojnë ende të jenë të ndarë dhe pajtim kombëtar nuk do të ketë. Personalisht kam besuar se do fillonte një proces i pajtimit kombëtar me sjelljen e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ky proces nuk po vazhdon për shqiptarët e tjerë, në qoftë se ky proces nuk vazhdon, keqardhje. Sot kërkohet rehabilitimi, njohja e të gjitha luftërave patriotike kombëtare nga të gjithë nacionalistët shqiptarë. Kthimi në atdhe i të gjithë atyre Shqiptarëve që ndodhen në dhe të huaj do t’i shërbente pozitivisht pajtimit dhe vëllazërimit midis Shqiptarëve. Kjo do t’i bënte shërbimin më të madh Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Në qoftë se do vazhdojë kjo histori të bëhet me ata të njëjtët njerëz që mbarte urrejtje dhe vjellin vrer për njëri-tjetrin, është shumë gabim! Historianët duhet të jenë gjakftohtë dhe pa ndikime, pa urrejtje, pa ngarkesa, jo të njëanshëm, e aq më keq të bëhet nga shpirtzinjtë. Duhet me patjetër të bëhet një histori reale e drejtë. Duhet ta shkulim historinë kriminale komuniste, vrasëse, dhe ta zëvendësojmë historinë duke e futur atë në shtratin e plotë kombëtar, kjo është e gjitha. Por kjo bëhet me njerëz intelektualë të ndërgjegjshëm që e duan njëri-tjetrin, e duan Shqipërinë dhe i duan shqiptarët. Ku ka urrejtje dhe inate, ku nuk ka frymë vëllazërimi dhe pajtimi, respekti për njëri-tjetrin, nuk mundet të bëhet vëllazërimi dhe bashkimi Kombëtar midis Shqiptarëve. Shqiptarët duhet t’i lenë inatet, grindjet midis tyre, të falin, duhet t’i japin dorën njëri-tjetrit. I kanë të gjitha mundësitë, sot është koha, nesër do të jetë shumë vonë”, shkruan kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Te tjera

Lajme te tjera