Rigels Seliman
Analisti i njohur, Frrok Çupi ka shigjetuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha duke e akuzuar se është përfshirë në një ngjarje kriminale në Tropojë. Zoti Berisha akuzohet se është përgjegjës për shumë vrasje, afera korruptive dhe skandale dhe duke qenë se ai është njeri me damkë, analisti Frrok Çupi ka nxjerr prapaskenat e bujshme, ku tregon se si mbeti i vrarë një qytetar nga Tropoja me urdhër të Sali Berishës vetëm se i bëri zhurmë gjatë një mitingu në vitin e mbrapsht 1997. “Ministri i ri u ka bërë thirrje: ‘Mos pyesni për askënd’, që do të thotë ‘shtypini e bjeruni’ pa mëshirë. Ministri i ri u bëri thirrje edhe që çdo të vogël që kapni në gabim, ‘silleni te unë’. Më erdhi jehona e fjalëve të Berishës në Tropojë në vitin 97, e mu dridh mishtë. Edhe ai u bëri thirrje rojeve për një djalë tropojan që i bëri zhurmë në miting. “E dua në Tiranë, e dua me vete, merreni, e dua atje!”, thërriti Berisha si të thërriste për një berr. Pak më vonë e vranë në Tropojë. Mua do të më shtypnin në vend, krejt kollaj. Makina ime Smart, e vogël sa një guaskë, as kishte pikë vlere. Me këtë makinë më kanë bërë ‘të vogël’ të gjitha pushtetet mbi mua. Këta të Berishës që shajnë e kërcënojnë nëpër FB më drejtohen: “Hë more, u bëre ti kundër legjendës?!”. E di ç’më shkruantë njëri? “Të njohim, mos ki gajle, edhe makina Smart të nxjerr tym. Nuk të vjen turp me atë makinë”. Këta të Policisë tani as më llogarisin, e shikojnë në rrugë e nuk e venë re makinën time. Ishte Samiti i Berlinit e mund të shtypesha si dëshmi e suksesit të Policisë. Këta ishin gati të raportonin se ‘një vdekje e vogël ndodhi, por punë Smarti’. Policia po ruante udhëheqjen e katër shteteve, një gjë e madhe. Shteti ynë nuk është si Berlini që nuk i shtyp të vegjlit pse vijnë të mëdhenjtë në qytet”, shprehet analisiti i njohur, Frrok Çupi. Pra, nëse e lexojmë me kujdes këtë deklaratë të zotit Çupi, tregohet qartë se Berisha është ideatori dhe urdhëruesi i shumë ngjarjeve krimianle dhe korruptive të ndodhura në këto 30 e ca kusur vite demokraci. Më poshtë gazeta po tregon disa detaje nga dosja “Tropoja”.
Dosja “Tropoja”
Megjithatë teksa heqim një paralele me analizën e Frrok Çupit dhe për t’u kthyer tek akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duhet theksuar se ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, me bazë politikën e “dy gishtave” të pas vitit 1992, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë në 70 vitet e fundit. Sot, “Non-grata” Sali Berisha, i rënë nga pushteti, ka jo vetëm në memorie, por dhe në dosjet e krimit me emrin “Sali”, bilancin e gjakësor të shumë jetëve të humbura në Tropojë, me pikënisje egon e Sali Berishës për pushtet absolut e sundim mbi të gjithë. Vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkas urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj”, e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”.
Familja “Haklaj” objektiv i hakmarrjes, mbeten gjallë vetëm 2 burra
Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997, bënë që djemtë e kësaj familjeje, të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje të Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar egoizëm në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu “bajraktarit” të ri të Shqipërisë, ish-kreut të PD dhe presidentit Sali Berisha, po prej Tropoje. Për të rrëzuar këtë bajrak sundues në Tropojë, Sali Berisha hartoi dhe nisi zbatimin e skemës së përçarjes mes fiseve, duke vënë në objektiv fisin “Haklaj”, për të cilin thuhet se në 100 vitet e fundit, ka qenë fis më i dëgjuar e më dominues në kuvendet e burrave të Tropojës e Malësisë së Gjakovës. Kjo e “çmendte” Sali Berishën, i cili nga shërbëtor i përulur i ish “bajraktarit” Enver Hoxha e vartësve të tij, befas u bë “bajraktar” i Shqipërisë, duke zëvendësuar e imituar Enver Hoxhën. Ka mjaftuar “helmi” i hedhur prej Berishës, mes fiseve në Tropojë, duke akuzuar fisin “Haklaj”, për të nisur përçarja. Për këtë arsye, ata kanë nisur një luftë gjakatare me njëri- tjetrin, duke përdorur si shkas politikën tinzare “berishiane”, luftë e cila ka shkaktuar qindra viktima në Tropojë. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vitet fundit, pas vitit 1997 është 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje, nisën vrasje të tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin “Haklaj” të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, “Haklajt” akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, që quhej Sali Berisha. Në datën 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. Pas kësaj vrasjeje, nis vrasja e pa ndalur e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj. Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë “kulla” e Haklajve janë Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë, mbasi u arratisën jashtë Shqipërisë, ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që përçarja dhe hakmarrja “berishiane”, u krijoi dhe u la në Tropojë.
