Sulmet dhe akuzat e kreut të Institutit të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha në adresë të partizanëve që luftuan e dhanë jetën për çlirimin e vendit nga okupatori nazifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, duket se i kanë fryrë edhe më tej zjarrit të debatit. Prej disa vitesh zoti Hoxha, në mënyrë të pakuptimtë ka nisur një ofensivë ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, për të cilën ai dhe shumë të tjerë që besojnë verbërisht Ballin Kombëtar, mendojë se ka qenë një “luftë vëlla vrasëse”, ndërsa partizanët sipas tij dhe aleatëve të tij, kanë qenë kriminelë. Por duket se këto deklarata të ashpra në kufijtë e provokimit, kanë sjellë reagimin e fort të historianëve, deputetëve, politikanëve, komunitetit të veteranëve dhe pasardhësve të partizanëve, të cilët kanë dënuar këtë retorikë dhe madje gjuhën e përdorur nga zoti Hoxha. Gazeta “SOT”, gjatë këtyre dietave ka pasqyruar shumë zëra të rëndësishëm që rrëzojnë pretendimet e kreut të ISKK për luftën partizane, i cili pavarësisht deklaratave, vijon të “kërcënojë”, se me nxjerrjen e vëllimit të tretë të librit të tij do të bëjë namin dhe do demaskojë partizanët, duke u rrëzuara kështu kultin e tyre. Madje pak ditë më parë ai hodhi akuza të forta edhe në adresë të Heroit të Popullit, Kajo Karafili. Mirëpo, përballë kësaj situate, ka reaguar sërish edhe deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Bujar Çela, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të drejtuesit të Institutit të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha. Ligjvënësi Çela që është një mbrojtës i LANÇ, e cilëson Çelo Hoxha një ‘kriminel’ dhe ‘sharlatan shurraq’ që s’mund të përdhosë lavdinë e partizanëve. Ndërkohë deputeti i bëri thirrje PS të shkarkojnë kreun e ISKK dhe shkrijnë institutin që ai drejton. Më poshtë gazeta “Sot”, po sjell reagimin e plotë të deputetit të PS, Bujar Çela.about:blank
Bujar Çela i përgjigjet Çelo Hoxhës për Heroin e Popullit Kajo Karafili
“As Çelo Hoxha as të gjithë Çelot të mbledhur së bashku, duke shtuar dhe ata që partizanët për të çliruar vatanin, i dërguan së bashku me pushtuesit në hale të gomarëve njëherë e përgjithmonë s’kanë as një fuqi që të errësojnë gjakun e kuq të derdhur për të ruajtur 28 mijë kilometrat katror të mbetura nga krimi i kryer nga fuqitë e kohës në vitin e largët 1913! Kur partizanët dhe LANÇ shahen nga ky sharlatan shurraq si Çelo Hoxha, bëhen dhe më të respektuar në sy të të gjithë shqiptarëve, por dhe të opinionit ndërkombëtar! Është i pa pranueshëm herë-herë i pakuptimtë qëndrimi i Partisë Socialiste! Ky mender institut duhet të shkrihet dhe të pushojë se ekzistuari së bashku me Çelon dhe te gjithe Çelot. Rënkojnë ata që dhanë jetën në lule të rinisë po ta marrin vesh se kush i analizon, i cili është vetë ‘kriminel’ e soj ‘krimineli’! O Çelo o harbut me heronjtë mos ha mut! Se kush ka qenë Kajo Karafili e dinë ata që luftuan në krahë të tij dhe u udhëhoqën po prej! Vlerësimet e këtij janë një turp për këdo që ka në vena gjak shqiptari”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.
Kreu i ISKK sulmoi Qemal Stafën, reagon ashpër deputeti i PS
“Po ju përgjigjem! Mbiemri Hoxha është nga viset me të mëdhaja në Shqipëri. Por populli ka thënë se: “Çdo fis e ka ndonjë pis”. Por ky pisi s’mund të njollosi gjakun e pastër të gjithë bijave… e bijve të popullit shqiptar në luftën heroike Nacional Çlirimtare qe na rreshtuan në popujt fitues, por dhe kontribuues në rajon për fitoren e 9- Majit mbi Nazi-Fashizmin! Respekt për të gjithë politikanët që mbrojnë luftën partizane dhe respektojnë gjakun e derdhur pa harruar asnjë që ka qenë ballë asaj lufte! Ai nuk është Z. Hoxha por as ‘muti’ Hoxha- meriton të thirret nder ballistët e fundit që marrin frymë gabimisht! Ky është ‘plehu i plehrave’ që na bënë pis ne të gjithëve! Ky vegël antikombëtare nuk e tjetërson dot konkluzionet e nxjerra nga aleatët e djeshëm kur mbaroj kjo luftë, por që fatmirësisht dhe të sotëm, që nuk reshtin pa na përkrahur ne të gjitha organizmat ndërkombëtare, për gjakun e derdhur në këtë luftë (LANÇ)! Se kush ka qenë Balli Kombëtar ..boll te shikoni ..Çelo Turpin dhe nuk është e vështirë ta kuptosh! Qemal Stafa ka qenë frymëzim për të rinjtë që dolën malit dje dhe frymëzim dhe për çdo shqiptar që e do vendin e shqiponjave! Të nxjerri libra sa të dojë, por as për kaush për fara lule dielli s’do t’i përdori as kush… T’i shkruaj, t’i lexoj po vete dhe t’i marri me vete në atë botën tjetër! Partia Socialiste e ka vlerësuar dhe e vlerëson Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ), ku asnje datë lapidar apo ngjarje historike nuk e anashkalon, si kur është në opozitë, pa dyshim dhe në mazhorancë! S’ka askush fuqi për të hedhur balte mbi gjakun partizanëve e që dhanë jetën në lule te rinisë! Ky me nder… kreu i ISKK, është një pleh i dekompozuar”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Bujar Çela për gazetën “SOT”.
Ja akuza e Çelo Hoxhës për Heronin e Popullit Kajo Karafili
Megjithatë pavarësisht rezistencës së veteranëve, pasardhësve të partizanëve dhe personaliteteve të spikatura që mbrojnë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha vijon t’i fryjë zjarrit të përçarjes mes shqiptarëve, teksa kryefjalës të ditës dhe natës së tij, ka vetëm përbaltjen e luftës partizane. Qysh kur u katapultua në krye të ISKK me bekimin e Partisë Socialiste, e cila edhe pse ka si kauzë të saj mbrojtjen e vlerave të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, zgjodhi që drejtues të këtij institucioni të emëronte zotin Hoxha, i cili njihet si “armik” i LANÇ, duke konsumuar kështu në një farë mënyrë një tradhti. Kjo mbrojte absurde e socialistëve, duket se i ka dhënë zëmër kreut të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i cili jovetëm që nuk bën dallime, por gjithë partizanët dhe heronjtë që luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori nazifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, i konsideron “vrasës dhe kriminelë” me damkë. Pas disa deklaratave që ka bërë duke sulmuar egërsisht partizanët, së fundmi zoti Çelo Hoxha ka provokuar sërish komunitetin e veteranëve, pasardhësve të atyre që dhanë jetën për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe këdo që ndihet krenar për LANÇ. Këtë herë kreu i ISKK ka zgjedhur të sulmojë Heroin e Popullit, Kajo Karafili. “Shkollë me emrin e një vrasësi me porosi”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale më 12 qershor të këtij muaji, teksa ka shpërndarë edhe foton e shkollës që mban emrin e Heroit të Popullit, Kajo Karafili.
