Rigels Seliman
Ish-kryetari i Sigurisë Kombëtare dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka hedhur dritë mbi shumë zhvillime ndër vite, ndërsa ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për një sërë vrasjesh të ndodhura në Shqipëri gjatë viteve 1991-1999. Këtë javë Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje prej gati 12 orësh nga prokurorët e Posaçëm. Ajo ka dëshmuar lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2022, ku akuzon ish-kryeministrin Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Por për të mësuar më shumë rreth dosjes “Tropoja”, gazeta “SOT” bisedoi dje me ish-deputetin Braho, i ka treguar me detaje se si Berisha i hoqi qafë Haklajt në Tropojë, hijet qe e lidhin kreun e “Foltores” me elemimin e Azem Hajdarit dhe ku fshihen mercenarët që zbatojnë urdhrat e tij. “Shiko! Në themel të vrasjeve të Haklajve, ashtu siç kane deklaruar Aishe Haklaj dhe Hamdi Haklaj qëndron hakmarrja skenari i Saliut. Edhe vrasjet e përplasjet e fiseve kryesisht në Tropojë të si Haklajve, Hoxhajve, Lumneshi, Haluçeve, Hykaj, etj, i përplasi dora e Sali Berishës. Edhe në thelbin e vrasjes së Azem Hajdarit qendron dora dhe mendja e Sali Berishës. Kështu që nëse nuk arrestohet Sali Berisha, do ketë viktima. Sali Berisha është sekt vrasës. Ka krijuar sekt vrasës me njerëz të afërt, tropojanë dhe nga zona të veriut që janë kamikazë. Ai mund t’i riaktivizojë këta mercenarë në çdo kohë për të shkaktuar kaos dhe terror në Shqipëri”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.
Berisha vrasës i lindur
Më tej ish-deputeti Spartak Braho shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha është vrasës i lindur, teksa kja treguara edhe disa nga vrasjet që ka porositur ai, duke filluar sikundër e pëmrendi edhe më lartë, nga eliminimi i Azem Hajdarit, te vrasja e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë. “Të gjtha ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, që nga viti ‘91 e deri në vitin ‘99 dhe do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen, këtu kam parasysh vrasjen e Arben Brocit e të tjerëve, tentativën për vrasjen e politikanëve të opozitës së atëhershme, vrasja e Çekinit, vrasja e A. Rustemit, synimi për eliminimin nëpërmjet grevës së urisë së Pjetër Arbnorit si dhe vrasja e Azem Hajdarit, kanë një ideator, Sali Berishën. Dëshmitarët dhe realizuesit si të vetmit që përbëjnë prova për të, Berisha ka parashikuar platformën e eliminimit fizik të tyre. I ndjeri Hajdari, Pjetër Arbnori dhe K.P. e njohin mirë skenarin e 2 prillit. Patjetër ka dëshmitarë të pakët, por të rrezikshëm që duhen eliminuar fizikisht. Berisha e di mirë se urdhri për vrasjen e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë dhënë prej tij është realizuar nga Gazidede dhe strukturat e tyre, prandaj ai vazhdimisht punon për eliminimin fizik të realizuesve të këtyre vrasjeve. Berisha është një killer i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri që nga 2 prilli 1991 deri te vrasja e A. Hajdarit”, u shpreh ai.
Masakra e 2 prillin në Shkodër në vitin 1991
Ndërkohë zoti Braho është ndalur edhe tek maskara e 2 prillit 1991, e cila vijon të kujtohet ende sot, si një ndër ngjarjet më të rënda në vend, ku 4 persona humbën jetën në protestën e mbajtur në Shkodër. Gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, ai deklaroi se e gjithë ngjarja ka qenë e planifikuar nga jugosllavët përmes agjentit të tyre në Shqipëri, Sali Berishën. “2 prilli është sipari i vrasjeve politike në Shqipëri i organizuar nga Shërbimi Jugosllav dhe një prej disa agjentëve që kishte konservuar ai shërbim në Shqipëri ku bënte pjesë edhe Sali Berisha etj. Këtë e ka pohuar edhe avokat Nafiz Beshani, që mbrojti viktimat në gjyqin e ngjarjeve të 2 Prillit. Qëllimi ishte destabilizimi i qytetit verior ku terreni ishte i majisur, për të goditur dhe acaruar me anë të gjakderdhjes popullin, me synimin politik që ky reaksion zinxhir të përhapej në të gjithë Shqipërinë”, tha Braho për gazetën “SOT”. Po ashtu, Braho është ndalur dhe te gjyqi që u bë më pas ndaj disa funksionarëve. Sipas tij, ata u dënuan pa prova. Sipas Brahos edhe sot Berisha vijon të jetë i njëjti duke tentuar dhunë dhe trazira. “Dhuna, djegiet grabitjet dhe shkatërrimet e institucioneve kryesore, veçanërisht në organet e policisë dhe ndërmarrjeve ekonomike, arrestimet e një sërë drejtuesve të tyre, siç ishte edhe rasti i disa drejtuesve të Policisë në Shkodër që u burgosën e u dënuan në gjyqe farsë dhe pa prova, ishte përpjekja dhe presioni i parë për të përhapur klimën e panikut dhe mpirë strukturat shtetërore. Në Shkodër kjo u konkretizua me 4 viktima që u goditën mbrapa krahëve gjatë manifestimit protestues dhe që vazhdoi edhe në qytete të tjera. Masakra e 2 prillit dhe ngjarjet tragjike të saja, ishin “fitorja” e parë e strategjisë që mori skenari i zgjedhur nga Sali Berisha etj. Në këtë rrugë ai vazhdoi gjatë këtyre 30 vjetëve të tranzicionit ku në të gjitha ngjarjet tragjike ka qenë dora dhe vetë ai regjisori tyre”, nënvizoi Braho për gazetën “SOT”.
Braho: Ja pse e quaj Berishën vrasës të lindur
“Unë i kam shpjeguar herë pas here në faqet e shtypit akuzat e mia kundër Berishës, që lidhen jo vetëm me formimin e shkollën nga vjen ai me origjinën dhe atë çka ka marrë përsipër të realizojë prej vitesh në Shqipëri si kontingjent i Shërbimeve të Huaja Armiqësore, por edhe me statusin shëndetësor dhe psikik të tij. Ai asnjëherë nuk u është përgjigjur dhe dhënë shpjegime hapur për ato çfarë e kam akuzuar unë. Por i rëndësishëm është të kuptohet i tërë sistemi që ka ndërtuar Berisha për të patur jo vetëm një PD garnizon ushtarak me jeniçerë të bindur, por edhe me pilotë të vdekjes. Kjo psikologji është orientale tipike me ato të Sadamit për nga egërsia dhe të sofistikuara si të Millosheviçit për nga paraqitja. Unë nuk kam ndonjë shpresë të madhe se Pollo bashkë me të tjerët do të arrijnë ndonjë sukses të madh për eliminimin e Berishës, këtij killeri nga kreu i PD, pavarësisht nga përpjekjet e tyre për ndryshimin e imazhit të PD-së”, deklaroi ish-deputeti Spartak Braho për gazetën “SOT”.
