E shtunë, 26 Shtator, 2026

26 maji 1996, dita kur Sali Berisha dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe masakroi opozitën, ja çfarë ndodhi 29 vite më parë dhe e vërteta e zezë që la gjurmë terrori në demokraci

Share

Rigels Seliman

26 maji i vitit 1996 shënon njërën nga ditët më të zeza të historisë sonë politike, një masakër zgjedhore që shkatërroi çdo shpresë për demokraci të vërtetë në Shqipëri. Me urdhër të Sali Berishës, makina shtetërore u kthye në një instrument represioni, ku dhuna, manipulimet dhe terrori ndaj opozitës lanë në hije çdo normë demokratike. Garda rrahu deputetë, komisionerë u nxorën me forcë nga qendrat e votimit, kutitë u mbushën me vota fantazmë dhe procesi u shndërrua në farsë të pashembullt. Sot, ky njeri, që dhunoi themelin e zgjedhjeve të lira, del përsëri në skenë duke u vetëshpallur shpëtimtar i demokracisë. Ironia tragjike është se ai flet për pluralizëm, ndërsa vetë e ka shkelur me këmbë çdo rregull të lojës demokratike. Madje akoma më tronditëse është fakti se ende ka njerëz që e ndjekin Berishën pas verbërisht, sikur historia të mos kishte ndodhur kurrë, ndërkohë që qytetarët shqiptarë nuk e harrojnë atë çfarë ndodhi 29 vite më parë, ku Sali Berisha dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe masakroi opozitën.

Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj

Konkretisht manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish- presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjaft raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit.  Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë, etj. Por dita e 26 majit ishte kulmi. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur. Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte.

Skandali mori përmasa të paprecedentë pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Frika nga terrori i paramilitarëve dhe vendimi i opozitës

Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish-presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur president. Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.

Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor

Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueseve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konkluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjedhor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8. Të martën më 28 maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin paraprakë në Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipuluar. Raporti final i vëzhguesve të ODIHR ishte dërrmues: “Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull zgjedhor që nuk është shkelur”.

Te tjera

Lajme te tjera