E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi kandidatë të pavarur, imagjinoni Florian Binajn përballë keqbërses Manastirliu

Share

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për zgjedhjet e pjesshme të të 9 Nëntorit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

Berisha tha se kandidatët e PD-së janë kandidatura me reputacion të shkëlqyer në krahasim me kandidatët socialistë.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se në të gjitha zonat ku zgjedhjet zhvillohen janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura çka do të thotë që e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur kësaj here nga PD dhe aleatët e saj.

Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, Berat, Cërrik Tepelenë dhe Mat. Ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, e kemi përdorur edhe në vitet 2001 edhe më tej. E rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura eprore me ato që dërgon partia e krimit.

Imagjinoni Florian Binon me keqbërësen Manastirliun që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Rama, sepse e di që qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjen e saj.”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se për të 6 bashkitë që do të mbajnë zgjedhje të parakohshme, PD dhe aleatët e saj kanë shprehur mbështetje për kandidatë të pavarur.Pa përmendur emra, Berisha tha se ata janë të kualifikuar.

“Në të gjitha zonat ku zhvillohen, janë përzgjedhur dhe kanë kandiduar kandidatura të pavarura. E kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur nga PD dhe aleatët e saj. Kandidaturat e kanë përkrahur këtë model. Ne u ofruam qytetarëve një model, jo se nuk e kemi përdorur.

Teksa Berisha fliste për Manastirliun, ndërhyri Noka, ndërsa tha; është dhe kushërira e parë e Aldo Bares”. Sakaq, Berisha tha; “Sigurisht”.”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera