Një operacion ‘blic’ për ekzekutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurise të kërkuara nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO është ndërmarrë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit dhe po vijon. Hetimi për për këtë grup krimial të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani.
Nga 21 masa sigurie të lëshuara, 18 janë arrest me burg, një arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës dhe detyrim paraqitjeje për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Po ashtu, është lëshuar masë sigurie arrest me burg edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, i cili ndodhet i arrestuar edhe për një çështje tjetër.
Deri tani dihet se në pranga kanë rënë 2 is- gjyqtarë të Elbasanit Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu ndërsa është kontrolluar banesa edhe e ish gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa. “Arrest shtëpie’ është firmosur edhe për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri. Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarje në organizatë kriminale, ndwrsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.
Dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij informon gazetarja Keti Banushi. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.
Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës.
‘Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme’.