E enjte, 16 Prill, 2026

Finalja e BBV më 18 prill, kush janë 4 finalistët në garë për çmimin e madh 100 mijë euro

Share

Në spektaklin “prime” të mbrëmjes së të shtunës të “Big Brother VIP Albania”, u përcaktuan katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas vendimit të publikut, në finalen e 18 prillit do të përballen Selini, Mateo, Miri dhe Rogerti.

Vendimi erdhi pas një përballjeje mes Brikenës dhe Rogertit, ku publiku votoi që ky i fundit të siguronte vendin në finale. Ndërkohë, gara përfundoi përfundimisht për dy banorë: Shëndritin dhe Brikenën, të cilët u eliminuan gjatë spektaklit.

Mbrëmja u shoqërua edhe me momente emocionale për Brikenën, e cila festoi 26-vjetorin e lindjes brenda shtëpisë. Ajo mori një letër nga familjarët, ku shprehej krenaria për rrugëtimin e saj në këtë format.

Finalja e madhe e “BBVA” do të mbahet më 18 prill, ku katër finalistët do të konkurrojnë për çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh.

Te tjera

Lajme te tjera