E enjte, 16 Prill, 2026

I pagëzuar katolik por prej vitesh shtron iftar për fenë islame, Rama “zbërthehet” për traditën disavjeçare: Kanë rituale strikte! Nuk jam i krishterë që zë derën e Kishës

Share

Prej vitesh kryeministri Rama në muajin e shenjtë të Ramazanit vijon traditën e shtrimit të iftarit duke ftuar politikanë, diplomatë, kryebashkiakë, njerëz të medias dhe personalitete të artit e kulturës, në Pallatin e Kongreseve.

Në lidhje me këtë, kryeministri Rama tha se e ka ndërmarrë si hap për shkak se komuniteti është ndjerë i paragjykuar sepse ndër vite njerëzit i kanë cilësuar si terroristë.

“Unë vendosa që të bëj ftesën e parë për iftar, e bëra si një hap drejt një komuniteti që për asrye të ndryshme është ndjerë i paragjykuar dhe si pasojë e paragjykimeve ndaj islamëve. Mos harrojmë se në Europë janë thumbuar shumë të cilët i kanë lidhur me islamizmin si terror” tha Rama në intervistën e dhënë për Top Channel.

Ndërsa shtoi se shtrimin e iftarit në muajin e shenjtë të Ramazanit, ndonëse është i pagëzuar katolik, Rama e organizon me gjithë qejf.

“Përtej kësaj nuk është se kisha ndonjë reflektim të thellë që më erdhi hap pas hapi duke më bërë që ta pres me kënaqësi darkën e iftarit. Ka dicka shumë të bukur ai ritual. Ka atë pjesën strikt të Ramazanit. Unë jam pagëzuar katolik dhe ky është një fakt. Jam i krishterë, por nuk jam në rreshtin e të krishterëve që zënë radhën për te dera e Kishës që i nënshtrohen ritualeve të tyre sepse nuk e kanë kështu marrëdhënien me fenë. Unë kuptoj se te fetë e të tjerëve reflektohet një Zot” shtoi më tej Rama.

Fjala e kryeministrit Edi Rama: Unë vendosa që të bëj ftesën e parë për iftar, e bëra si një hap drejt një komuniteti që për asrye të ndryshme është ndjerë i paragjykuar dhe si pasojë e paragjykimeve ndaj islamëve. Mos harrojmë se në Europë janë thumbuar shumë të cilët i kanë lidhur me islamizmin si terror. Përtej kësaj nuk është se kisha ndonjë reflektim të thellë që më erdhi hap pas hapi duke më bërë që ta pres me kënaqësi darkën e iftarit.

Ka diçka shumë të bukur ai ritual. Ka atë pjesën strikt të Ramazanit. Pjesën e shëndetshme që ka praktika e Ramazanit. Është vërtetë impresionuese se çfarë efektesh ka te shëndeti fizik e mendor i njeriut. Në këtë kontekst edhe kapaciteti i njeiru për të prodhuar energji pozitve ndaj tjetrit, është më e madhe.

Te tjera

Lajme te tjera