E enjte, 16 Prill, 2026

Ajola Xoxa kërkoi të dalë jashtë vendit për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon ankimimin! Heq masat e sigurisë ndaj bashkëshortes së Veliajt

Share

Gjykata e Posaçme këtë të hënë, ka shfuqizuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes nga vendi” për Ajola Xoxën, bashkëshortjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Tashmë Xoxa do të vijojë gjykimin dhe ndaj saj nuk do të ketë asnjë masë sigurie.

Bashkëshortja e Veliajt ka kërkuar heqjen e masave të sigurisë duke e argumentuar këtë kërkesë me gjendjen shëndetësore të saj, për shkak të shtatzënisë dhe mundësimin për të lëvizur jashtë shtetit.

Kujtojmë që dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa ka kaluar për gjykim.

Ajo është nën hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Te tjera

Lajme te tjera