E diel, 3 Maj, 2026

Zbardhen të tjera detaje nga krimi që tronditi Vlorën, djali i “të fortit” me nofkën “Buzderi” u ekzekutua për 500 mijë euro drogë të humbur, ja deklarata “bombë”

Share

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, ka dhënë detaje për vrasjen e Gëzim Sinamatit në qytetin e Vlorës disa javë më parë. Bregu theksoi dje në një media se zbardhja e këtij krimi nuk do të jetë një punë e lehtë për policinë, pasi sipas tij autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë, qoftë ADN, gëzhoja apo mjet të djegur. “Pushka nuk u dogj, çdo gjë është në dorën e autorit të krimit. Dyshime ka pafund se inteligjenca policore në këtë konflikt kishte materiale sekrete të ruajtura për kohë të gjatë, të bollshme në rastin konkret.

Gjithsesi nuk provoheshin dot në vendin e ngjarjes. Vrasjet me snajper në Shqipëri nga një largësi e madhe ndodhin rrallë, se nuk ka ende persona që e kanë këtë aftësi, por ja që gjenden. Asnjë vrasje me snajper në Shqipëri nuk është zbardhur, sepse nuk lë prova. Por policia i ka dyshimet e saj. Edhe nga infot që kishte mbledhur, në pjesën e parë të hetimit çdo gjë që u lidh me një sasi të konsiderueshme droge të humbur në Gjermani, prej 500 mijë eurosh mes grupeve në Vlorë. Pista është dhe ndonjë hakmarrje e mundshme por ende nuk ka siguri dhe aq më tepër të jetë gjendur ekzekutori fizik. Policia është në alert prej kësaj vrasjeje”, deklaroi Bregu. Kujtojmë se Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderi” dhe si anëtar i bandës së Gazmend Brakës alias “Gaxhai”, në vitin 1997 në Vlorë. Sokol Sinomati u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Asokohe, ai mori leje, por nuk u kthye më në qeli. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës, ka ndodhur në 26.06.2002. Gjithashtu, në vitin 2022, xhaxhit të 23-vjeçarit, po ashtu person me precedent penalë, i është vënë tritol në makinë.

Te tjera

Lajme te tjera