E hënë, 20 Janar, 2025

SHBA kërcënojnë Berishën: Akuzat ndaj Yuri Kim janë akuza ndaj Biden, do ta vendosim para përgjegjësisë për minim të demokracisë dhe korrupsion

Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit pasi u shpall “non grata” më 19 maj të vitit 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka shpallur luftë SHBA, ndërsa thuajse çdo sulmon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretarin Amerikën, Antony Blinken. Madje paralelisht, Berisha përpiqte t’iu hedhë hi sy shqiptarëve, duke sajuar gënjeshtra, se një ditë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i heqin damkën si ‘non grata’ për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të drejtësisë. Për të mbështetur këtë iluzion, Sali Berisha ka nisur të kërkojë ndonjë shembull anembanë botës, ku sipas tij, SHBA-të kanë “amnistuar”politikanë pasi i kanë shpallur “non grata”, gjë që deri sot që flasim nuk ka ndodhur. Por duket se ky diversion dhe tentativë e Berishës për të mbajtur me gajret veten dhe të ushqejë me iluzion mbështetësit e tij, se kursi amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar, gjatë një prononcimi që bëri dje për “Top Channel”. “Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit Non Grata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosu, i fortë dhe i pandryshuar”, deklaroi Escobar.

Sulmet e ndaj ambadores Kim, sulme ndaj presidentit Biden

Më tej në reagimin për “Top Channel”, zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tu shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara nga sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Madje diplomati Escobar theksoi se sulmet e Berishës ndaj ambadores Kim, sipas tij, janë sulme ndaj presidentit Biden. “Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, nënvizoi ai. Pra të kujtuarit  nga Gabriel Escobar në përgjigje se Yuri Kim është  përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim  dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim. Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në  ri-drejtimit e PD. Por serish tw izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik.

Ja si Sali Berisha mashtroi me rastin e kryeministrit indian

Në një intervistë televizive këtë javë, Sali Berisha mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur ‘non-grata’ dhe u fal. “Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama”, tha Berisha, në përpjekje për të bindur më shumë mbështetësit e tij se një ditë do të dalë nga lista e zezë. Po si është e vërteta e kryeministrit indian Narendra Modi? Ndryshe nga Sali Berisha, politikani indian Narendra Modi nuk është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aq më tepër për korrupsion madhor si ish-kryeministri shqiptar. Përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Narendra Modi nisi në vitin 2002, kur Modi ishte bërë kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat. Modi u akuzua nga Perëndimi se kishte mbështetur një protestë me karakter fetar disa muaj pasi mori detyrën si kryeministër i shtetit indian Gujarat. Nga protestat e përgjakshme humbën jetën mbi 1 mijë njerëz, shumica prej tyre myslimanë. Narendra Modi ka mohuar gjithnjë rolin e tij në demonstratat e përgjakshme, ndërsa pafajësia e tij është certifikuar nga gjykatat indiane. Megjithatë, në vitin 2005, Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi vizën Modit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kushtin vetëm nëse do të ftohej në SHBA. Nga kryeministër i Gujarat, Modi udhëhoqi opozitën indiane dhe më pas u bë kryeministër i Indisë, në vitin 2014. Narendra Modi u ftua për një vizitë në Presidenti Barack Obama në shtator të vitit 2014, ftesë e cila rrëzoi bllokimin e vizës amerikane. Izolimi amerikan për Narendra Modin zgjati 10 vjet, pikërisht për shkak të trazirave me karakter fetar në vitin 2002. Thyerja e akullit mes SHBA dhe Modit ka edhe një kontekst tjetër. India kishte nënshkruar një marrëveshje me vlerë 9 miliardë euro për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. India është gjithashtu një fuqia e gjashtë bërthamore në botë. India është gjithashtu shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja në botë dhe e dyta nga ana e popullsisë, pas Kinës./Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera