E hënë, 7 Shtator, 2026

“Rrjetet sociale prodhojnë frikë dhe urrejtje”, Rama publikon mesazhin e historianit izraelit: Algoritmet eksperimentuam mbi miliarda njerëz si mbi kavie

Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë paraditen e kësaj të diele një video të historianit dhe autorit izraelit Yuval Noah Harari, të cilin e përshkruan si një nga mendjet më largpamëse të botës së sotme, duke sjellë në vëmendje një prej kritikave të tij ndaj mënyrës se si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale dhe ndikimit që ato kanë mbi sjelljen, emocionet dhe debatin publik.

Në videon e publikuar nga Rama, Harari ndalet te mënyra se si platformat si Facebook, X dhe TikTok janë të orientuara kryesisht drejt rritjes së angazhimit të përdoruesve, çka sipas tij nuk përkon domosdoshmërisht me promovimin e informacionit më të saktë apo me krijimin e një hapësire të shëndetshme për komunikim dhe debat.

Sipas Hararit, përmes eksperimenteve të vazhdueshme mbi sjelljen e miliona përdoruesve, algoritmet kanë identifikuar se përmbajtjet që zgjojnë emocionet më të forta janë edhe ato që kanë më shumë gjasa t’i mbajnë njerëzit përpara ekranit, duke favorizuar kështu frikën, zemërimin, urrejtjen, lakminë dhe konfliktin si elementë që gjenerojnë më shumë reagime, shpërndarje dhe ndërveprim.

Kjo mënyrë funksionimi në këndvështrimin e tij, ka krijuar një realitet ku përdoruesit ekspozohen vazhdimisht ndaj një niveli të lartë stimulimi emocional, ndërsa përmbajtjet më të qeta, më të balancuara apo më pak konfliktuale kanë më pak gjasa të tërheqin të njëjtën vëmendje.

“Nëse diçka kërcënon jetën tënde, menjëherë je i angazhuar, dhe kështu ata e kanë përmbytur botën. Me urrejtje, frikë, zemërim dhe lakmi. Sot jetojmë në një botë hiper të angazhuar. ‘Angazhimi është kushëri i afërt me një fjalë tjetër që sot është bërë shumë dominuese që është ‘eksitimi’ që në thelb do të thotë që sistemi yt nervor është vazhdimisht në një nivel shumë të lartë aktivizimi”, thotë ai ndër të tjera.

“Algoritmet e rrjeteve sociale iu dha si objektiv jo krijimi i besimitjoi krijimi i së vërtetës, p[or krijimi i angazhimit. Objektivi që iu dha algoritmit të Facebook-ut, algoritmit të X-it, Tik-tokut është të rritet ndërveprimi i përdoruesve.

Dhe kjo tingëllon bukur. ‘Angazhim’ duket si diçka e mirë, por ajo që do të thotë në të vërtetë është se algoritmet eksperimentuan mbi miliona e miliarda njerëz si mbi kavie njerëzore për të parë si t’i bëjmë njerëzit më të angazhuar, si t’i bëjmë njerëzit të kalojnë më shumë kohë në platformë dhe të reagojnë më shumë ndaj saj, për shembull të ndajnë përmbajtjen me miqtë e tyre, dhe zbuluan se mënyra më e lehtë për t’i bërë njerëzit të angazhohen është të shtypësh butonin e urrejtjes ose butonin e lakmisë ose butonin e frikës në mendjen e tyre ,në mendjen njerëzore, sepse urrejtja është jashtëzakonisht angazhuese, frika është jashtëzakonisht angazhuese. Nëse diçka kërcënon jetën tënde, menjëherë je i angazhuar, dhe kështu ata e kanë përmbytur botën.

Me urrejtje, frikë, zemërim dhe lakmi. Sot jetojmë në një botë hiper të angazhuar. ‘Angazhimi është kushëri i afërt me një fjalë tjetër që sot është bërë shumë dominuese që është ‘eksitimi’ që në thelb do të thotë që sistemi yt nervor është vazhdimisht në një nivel shumë të lartë aktivizimi. Natyrisht eksitomi është i mirë në situata të caktuara deri në një farë mase, ashtu si edhe angazhimi është i mirë në situata të caktuara por biologjikisht një organizëm që qëndron i eksituar gjatë gjithë kohës në fund organizmi shembet dhe vdes. Nuk jemi ndërtuar për të qenë gjatë gjithë kohës të eksituar.

Unë do të doja të takoja njerëz që më bëjnë të ndihem i qetë, jo domosdoshmërisht të eksituar. Pastaj shikon politikën amerikane, atë izraelite apo thjesht gjithë botën. E gjithë bota është tepër e eksituar”, thotë Harari në videon e shpërndarë nga Rama këtë të dielë.

Te tjera

Lajme te tjera