E hënë, 13 Janar, 2025

Roland Bejko akuzon Berishën se po sillet si Hitleri dhe do e çojë PD-në në zgrip, paralajmëron fund të hidhur për kryefoltoristin

Share

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka ngritur alarmin për fatin që e pret PD-në me Sali Berishën në krye. Bejko shkruan, Berisha është duke u sjell më keq se Hitleri.“Sot kur panorama e izolimit të plotë ndërkombëtar të Berishës dhe partisë që ai drejton bëhet përditë e më e qartë, poshtërsia gjendet tek mbështetësit e zellshëm të Berishës, të cilët, edhe pse e dinë që PD nuk ka asnjë të ardhme me të në krye, me një gjak të ftohtë si të gjarpërit janë duke i përgatitur funeralin përfundimtar asaj, pa iu dridhur qerpiku, me shpresën egoiste se mund të jenë nesër deputetë, apo kryetar bashkish edhe pse në një parti që e izoluar do ketë zero shanse për të ardhur në pushtet. Edhe Hitleri nuk i bëri vetëm zullumet e luftës. Ai pati bashkëpunëtorë Geringun, Gëbelsin, Himlerin, e qindra mijëra të tjerë që i lyen duar me gjak. Po kështu Stalini, Enveri, etj, etj. Asnjë udhëheqës i keq, nuk ka qenë kurrë i vetëm në pisëllëqet dhe krimet e  tij të pushtetit”, tha ai.

Ndër të tjera, Bejko u shpreh se Berisha është duke e çuar PD drejt shkatërrimit. Ai deklaroi se edhe Peter Beyer e konfirmoi se nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim me personat non grata.“Kush po ia përgatit funeralin përfundimtar PD-së? Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmoi se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor. Pra, siç e kemi thënë prej muajsh, koha po na vërteton se Sali Berisha me vetëdije po e fut Partinë Demokratike në një izolim absurd, të panevojshëm dhe të rrezikshëm për ta përdorur atë në mbrojtje të interesave të veta. Sado e ligë që duket kjo, pasi PD nuk mund të trajtohet si pronë private”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera