E hënë, 13 Janar, 2025

Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Ukraina s’e njeh si shtet i pavarur, por Kosova ka mbështetur të gjitha sanksionet kundër Rusisë

Share

UKRAINË- Vizitën e tij zyrtare në Kiev, kryeministri Edi Rama e ka shfytëzuar për t’i bërë thirrje liderëve të Ukrainës që të njohin Kosovën si një shtet i pavarur. Presidentit ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij, Denys Shmyhal, Rama ua kërkoi në sy që të njohin Kosovën, pasi e meriton.

Për të argumentuar qëndrimin e tij, Rama tha se pavarësisht se Ukraina nuk e njeh zyrtarisht, Kosova ka marrë të gjitha sanksionet e nevojshme kundër Rusisë, njësoj sot ë gjitha vendet e tjera të Europës.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vendeve në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjën. Por të gjitha janë në mbështetje. Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur. Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjmë të gjithë me mbështetjen e plotë. Do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të çka jemi e çka përfaqësojmë ne. Është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama.

Të njëjtin mesazh ia përcolli edhe homologut të tij,  Denys Shmyhal, duke theksuar se Kosova është rreshtuar në mbështetje të Ukrainës duke dëshmuar se nuk ka mbetur peng i së shkuarës, referuar sjelljes së Kievit kur Kosova ishte nën sulm.

“Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë  e së shkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej”, shtoi kreu i qeverisë.

Ukraina është mes shteteve që nuk e njohin Kosovën, përfshirë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën nga vendet e Bashkimit të Europian. Me këto mesazhe, kreu i qeverisë shqiptare mbylli vizitën e tij gati 1 ditore në Ukrainë. Ai ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku mes të tjerave dhanë lajmin se vendet e 3 Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një nga qytetet më të prekura nga lufta, me shpresën se do t’i bashkohet dhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Kosova.

Te tjera

Lajme te tjera