E shtunë, 18 Janar, 2025

Qeveria i hap rrugë rikthimit të basteve sportive online, Rama zbulon arsyen pse u “tërhoq”, Braçe del kundër dhe ngre alarmin se ky biznes po përdoret nga palaçot që e kanë marrë peng sportin

Share

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi një ditë më parë, qeveria duket  se i ka hapur rrugë rikthimit të basteve sportive online. Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në kryeministri një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre. Rama u shpreh se, kjo dëgjesë publike vjen si rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga e federatave sportive në drejtim të qeverisë me kërkesën për të konsideruar formalizimin e basteve sportive.“Ne natyrisht që e kemi ndjekur këtë debat që ju keni hapur. Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë edhe komunikime me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimin, por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumësportshit qoftë për FSHF-në, por nga an tjetër kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit, duke pasur parasysh një situatë absolutisht dramatike, me kërpudhëzimin e gjithë infrastrukturës së lojërave të fatit, me pafundësinë e sallave të bingove të atyre makinetave, e të ekraneve, basteve. Një shqetësim social posaçërisht për më të vegjlit, por edhe me situata familjare dramatike të katandisura deri në tragjedi. Dhe për hir të së vërtetës ne besojmë që ka qenë një vendim absolutisht i drejtë dhe i duhur”, theksoi Rama. about:blank

Riaktivizimi i basteve rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit

Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se, të ardhurat nga një aktivitet i formalizuar do të ishin të konsiderueshme në funksion të sportit dhe kulturës.“Kjo periudhë kohë na ka dhënë mundësinë t’i shohim të dyja anët e medaljes, të shohim edhe anën pozitive, të shohim edhe anën negative, Ministria e Arsimit dhe Sportit natyrisht ka tendencën të jetë më shumë në krahun tuaj për shkak se të ardhurat nga një aktivitet i formalizuar do të ishin të konsiderueshme në funksion të sportit, në funksion të rinisë, në funksion të kulturës. Ministri i Brendshëm është këtu sepse siç thashë, kjo kornizë që ne kemi e ka përfshirë fuqimisht Policinë e Shtetit në përpjekjen për t’i parandaluar dhe për t’i çuar përpara ligjit më pas organizimet dhe organizatorët e lojërave, e basteve online në të zezë, ku për hir të së vërtetës ka pasur dhe ka një pjesëmarrje aktive të disa elementëve të skeduar si profile të larta kriminale. Dhe Drejtori i Agjencisë së Lojërave të Fatit, e cila sigurisht mbulon pjesën që është ligjërisht e qartë dhe nuk ka kompetencë të ndjekë dhe nuk ka fushë të përgjegjësisë së vetë të ndjekë aktivitetin ilegal, që është kompetencë dhe përgjegjësi e Policisë së Shtetit”, tha ai.

Braçe: Nga ‘Fundi i  marrëzisë’ te marrëzia pa fund

Por lidhur me diskutimet kundrejt kërkesës për rikthimin e basteve, dje ka pasur një reagim dhe nga ana e deputeti të Partisë Socialiste Erion Braçe. Braçe thotë se nga fundi i marrëzisë referuar aksionit në vitin 2018, që mbylli përfundimisht pikat e basteve në vend rihapja është një marrëzi pa fund. “Nga fundi i  marrëzisë tek marrëzia pa fund”; të njëjtët njerëz, të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës; Por edhe të njëjtët palaço që kanë marr peng sportin, flasin në emër të sportit dhe përdorin sportin për bastet e tyre”, shkruan Braçe në Tëitter.

Meta: Rama po i rikthen bastet online për interesat e familjes së tij  

Megjithatë, nisma për bastet online ka sjellë edhe reagime me akuza nga opozita. Në një konferencë me gazetarët, kreu i PL, Ilir Meta u është përgjigjur dje atyre, duke i treguar një sekuencë videoje nga ku Rama ishte shprehur se bastet nuk i lejonte feja islame, më konkretisht Kurani. Ai  tha se Rama i rikthen për interesa të familjes së tij.“Dihet që nuk është koherent, por ai tha se kurani nuk e lejonte. Tani për interesa të familjes së tij dhe njerëzve të tij do ta kthejë sërish”, tha Meta.

Te tjera

Lajme te tjera