E premte, 8 Maj, 2026

Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik për rrijen e kapaciteteve! Anëtarësimi në BE, bekim dhe sfidë

Share

Nis zyrtarisht EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Programi, i cili u prezantua në Durrës, do të mbështesë bashkitë me investime konkrete, rritje kapacitetesh dhe modernizim të shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri Rama u shpreh se është një investim strategjik nga BE në nxitjen e bashkive. Ai shtoi se anëtarësimi është njëkohësisht bekim për vendin, por sfidë për pushtetin lokal.

“Nuk mishëron thjesht mbështetje financiare, por përbën investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Bashkitë janë problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe nëse nuk fokusohemi sot tek adresimi. BE dhe anëtarësimi në familjen europiane janë bekim për Shqipërinë dhe sfidë në nivelin vendor pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pandarë dhe e patjetërsueshme e mënyrës së funksionimit dhe mirëfunksionimin e marrëdhënieve mes BE dhe një vendi anëtar”, tha Rama.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, renditi një sërë përfitimesh që programi do të sjellë për bashkitë.

“Ky program sjell përfitime të prekshme në nivel vendor sepse politikat shndërrohen në përmirësime të vërteta. Nuk është sekret që 70% e direktivave, rregulloreve të BE do të vihen në zbatim në bashki. Prandaj janë kaq të rëndësishme bashkitë. Roli juaj dhe partneriteti ynë është shumë i rëndësishëm. Rrugëtimi europian i Shqipërisë duhet të përqafohet dhe përjetohet në çdo bashki të Shqipërisë. Programi synon që qeveria vendore të mos jetë thjesht vëzhgues në proces, por aktiv në të ardhmen europiane”, tha ambasadori.

Te tjera

Lajme te tjera