E enjte, 7 Maj, 2026

Erion Braçe dhe Sali Berisha “dhëmbë për dhëmbë” për çmimin e naftës! Socialisti: Ju e keni fajin; Ish-kryeministri: S’jam i rrjedhur unë..

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka folur sot në Kuvend në lidhje me çmimet e naftës dhe Bordin e transparencës, ku ndër të tjera është shprehur se ajo që e shqetëson është transparenca e këtij të fundit. Por sipas tij problemi më i madh qëndron te modeli i tregut të hidrokarbureve i cili në fakt është i tillë që prej kohës së qeverisjes Berisha.

I ndërprerë gjatë fjalës së tij nga kreu demokrat, Braçe është shprehur: “Modeli i tregut mban çmimet e larta, ajo që dua të them është që për shkak të këtij modeli, ne kemi çmimin neto që është një koncept kudo, ky është një publikim i bërë nga shoqatat e hidrokarbureve në Itali, “skay”. Ku flitet për çmimet neto, çmimi neto pa taksa i yni është më i shtrenjti në rajon dhe kjo bën edhe diferencën. Cili është ky model tregu që na shkaktoin këtë problematikë?

Askush nuk flet dhe nuk e merr kurajën të flasi për modelin e tregut në këtë sallë? Taksën e qarkullimit e keni sjellë ju brenda çmimit të hidrokarbureve, nuk e kemi sjellë ne.

(Berisha ndërhyn)

Një sekond po flas për modelin, jo për nivelin, kush po abuzon mo kush po abuzon, po hajde këtu edhe fol ti që po më akuzon mua që po mbron interesat e e tregëtarëve, hajde zëri me gojë ti, ti s’i ke zënë asnjëherë këtu në sallë.

Po e kishit 7 lekë është zgjedhja jonë që e kemi bërë 27, dhe mua më vjen keq që qeveria nuk vjken këtu ta pohojë me zë, është politikë ambientale dhe e drejtë, sepse ai çmimi 7 lekë nuk është njësoj si për atë që konsumon pak karburant si për atë që konsumon shumë, jemi munduar të bëjëmë drejtësi në këtë aspekt se me tarifat tuaja të ulëta keni favorizuar ata që janë konsumator të mëdhenj.”

Debati i nisur gjatë kohës që Braçe ishte në foltore vazhdoi edhe më tej pasi ai u ul, teksa Berisha u shpreh se Shqipëria ka taksën më të shtrenjtë të naftës në botë.

Braçe: E para gjë që dua të them është që kur flasim këtu unë kam një diferencë shumë të madhe me njërin, unë flas me letra ai flet me mend. Po të flaism për modelin e taksave është ai atje është shumë i qartë i politikës sonë, a është ky niveli i taksave më i larti në botë, jo, gjermania e ka më të lartë.

(ndërpritet nga Berisha)

Braçe: Tani t’i di edhe italisht më mirë se Berluskoni, merre shikoje dhe jep verdiktet e tua, të çohen këtu njerëz që për 14 vjetë nuk i dhanë një litër naftë bujqve pa akcizë natyrisht që është e tepërt.

A jam unë dakord me këtë që u bë tani jo,u bë dëm i madh.

Berisha: Flas me letër apo flas pa letra është çështja ime, ai që është i rrjedhur nuk i mban mend, ça ti bëj mendjes sime,  ato që them unë janë të vërteta.

Më pas pasi ka marrë fjalën deputetja Jozefina Topalli, Berisha i ka treguar diçka Braçes në celularin e tij;lidhur me atë që po debatonin më parë.

Te tjera

Lajme te tjera