E premte, 8 Maj, 2026

“UFO-t ekzistojnë”, Obama: Do të përfaqësoja Tokën për të pasur kontaktin e parë me to!

Share

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur sërish për misterin e UFO-ve dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore gjatë një interviste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert.

Gjatë bisedës, Obama u shpreh se beson se mund të ekzistojë jetë inteligjente jashtë Tokës, por theksoi se qeveria amerikane nuk ka prova konkrete apo kontakte të fshehta me alienë.

“Qeveria është shumë e dobët në mbajtjen e sekreteve”, tha me humor ish-presidenti amerikan.

Ai shtoi se nëse autoritetet amerikane do të kishin në zotërim anije kozmike apo prova për ekzistencën e alienëve, informacioni do të ishte bërë publik prej kohësh.

“Me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t’ia kishte dërguar të dashurës për ta impresionuar”, u shpreh Obama, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Intervista mori një tjetër kthesë kur Obama deklaroi me ironi se do të ishte i gatshëm të përfaqësonte Tokën në rast të një kontakti me jashtëtokësorët.

“Kandidoj për kontaktin e parë”, tha ai, duke argumentuar se përvoja në diplomaci dhe karakteri i tij miqësor e bëjnë personin e duhur për këtë rol.

Nga ana tjetër, moderatori Stephen Colbert iu përgjigj me humor: “Do ta mbajmë parasysh”.

Në përfundim të intervistës, Obama ritheksoi se, pavarësisht madhësisë së universit dhe teorive të shumta që qarkullojnë, qeveria amerikane nuk disponon prova për komunikim apo kontakte me alienë.

Te tjera

Lajme te tjera