E diel, 20 Prill, 2025

Petro Koçi kërbaç Rusisë

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit te Çështjeve Ligjore dhe Politike te Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik te Detit te Zi, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të Rusisë dhe regjimit në Moskë. Lajmin ka ndarë vetë zoti Koçi në rrjetet sociale.

“Ne mbledhjen e Komisionit te Ceshtjeve Ligjore dhe Politike te Organizates per Bashkepunim Ekonomik te Detit te Zi.

Mbeshteta delegacionin e Ukraines dhe theksova:

Duhet te perdorim termat e duhura. Skemi te bejme thjesht me nje konflikt, por me nje lufte naziste te Ushtrise ruse mbi Ukrainen. Si mund te flasim per bashkepunim ekonomik kur lufta nuk ndalohet dhe Ushtria ruse nuk terhiqet nga cdo cm i tokes ukarainase?

Edhe organizata jone duhet te ndjeke shembullin e Keshillit te Europes! Rusia te përjashtohet”, shkruan Koçi.

Te tjera

Lajme te tjera