E diel, 20 Prill, 2025

Petro Koçi akuza të forta Metës: Ka bashkëpunuar me anëtarë të shërbimeve sekrete, përdorimi i dy mbiemrave nga ish-presidenti skandaloze

Share

Deputeti i PS, Petro Koçi ka shpërthyer dje në akuza të forta ndaj kreut të PL Ilir Meta. Ai është shprehur se ish-presidenti Ilir Meta ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me njerëz që kanë qenë anëtarë të shërbimeve sekrete. Në një intervistë televizive Koçi tha, se në LSI ka pasur njerëz të shërbimeve sekrete që kanë qenë kandidatë për deputetë.“Ka qenë e çuditshme se si Meta gjatë gjithë kohës ka pasur një tendencë për të bashkëpunuar me njerëz që kanë bashkëpunuar me njerëzit që kanë punua me shërbimet sekrete, ka pasur dhe kandidatë për deputetë. Shpesh ai shfaqur si një person që bashkëpunon me figura të tilla që vijnë nga shërbimet sekrete qoftë dhe nga ato të së kaluarës. Mjafton të shikon listën e fundit të LSI-së për të parë personat që kanë punuar me shërbimet sekrete. Ka një varësi të Metës nga një proces që e lidh me këtë botë. Njeriu i përfshirë në ngjarje të tilla mbetet peng i tyre dhe ne nuk mund të lejojmë që figura të larta të shtetit të mbeten peng i fenomeneve të tilla, të cilat e dobësojnë karakterin e dikujt dhe e dërmojnë identitetin e tij dhe bëjnë të mundur që ai të jetë i kapshëm përfshirë dhe shërbime të huaja”, deklaroi ai. Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, teksa ka folur për hetimin e SPAK ndaj ish-presidentit, Ilir Meta tha se është i çuditshëm fakti se si ky i fundit përdor në shkresat zyrtare mbiemrin Meta ndërkohë që në certifikatë e ka Metaj. “Dyshimet e hedhura tashmë në publik në lidhje me të kaluarën e Metës, përbëjnë një problematikë, e cila duhet sqaruar mirë në kuptimin institucional dhe ligjor dhe patjetër që kjo është dhe në interesin e vetë të zotit Metaj, po i them Metaj siç e ka zyrtarisht dhe është e çuditshme se si një njeri i cili e ka mbiemrin Metaj e përdor në shkresat zyrtare Meta. A është kjo një lloj taktike a një lloj padashje nuk e di. Por, fakti që Autoriteti i Dosjeve të ish-sigurimit të shtetit ka kërkuar një ndryshim në ligj lidhur me krijimin e një hapësire ligjore për të parë edhe certifikatat e dhëna nga komisioni ‘Bezhani’ e Mezini për pastërtinë e figurës, ka mbrapa një logjikë të fortë”, nënvizoi Koçi.

Te tjera

Lajme te tjera