E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Opozita bojkot komisionit, Rama: “Antikorrupsioni”, kontribut të pazëvendësueshëm për integrimin në BE

Share

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, ndërsa iu përgjigj edhe akuzave të opozitës në lidhje me krijimin e këtij komisioni.

Rama tha se kontributi që do të dalë nga ky komision do të jetë i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Luani e tha se në fillim u ngatërruam shumë se na thanë se ky komision ishte ngritur dhe se kanë bërë një pabesi të madhe në kurriz të drejtësisë, s’e tha me këto fjalë, por fakti është se në fund fare, të gjithë pa përjashtim ata që duan të kuptojnë, është se ky komision dhe çfarë do të dali nga ky komision, do të të jetë një kontribut i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo e bën kontributin e ekspertëve një kontribut historik, sepse është një proces historik.

Të gjithë ata që u lënduan nga goditjet në fillim të procesit duhet të jenë shumë krenarë në këtë kontribut dhe njëkohësisht nga eksperienca ime si njeri i sprovuar në ngarkesat e baltës mund t’ju them se çfarë nuk të vret, vetëm të forcon. Mos kini asnjë merak, se balta e zëvendëson hudhrën dhe nuk ju merr njeri mësysh”, tha Rama.

Opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Te tjera

Lajme te tjera