E enjte, 20 Mars, 2025

Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë ‘këmbimi valutor’! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë €

Share

Një operacion policor është ndërmarrë për goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale, kriptomonedha dhe anasjelltas duke vënë në pranga 18 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, nga Maqedonia e Veriut. 

Operacioni është ndërmarrë në disa zona të Tiranës e  në Shkodër. Shqiptarja.com mëson se nga 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, 6 janë për pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme. Personat e tjetë jane bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha.

Prokuroria e Tiranës ka dyshime që kemi të bëjmë me pastrim parash. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi. Ka qenë një operacion qe është bërë me stimulim nga agjentët të cilët kanë shkuar në këto pika për të kryer shkëmbim. Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të Kryeqytetit.

Policia dhe Prokuroria po ushtrojnë kontrolle edhe në pikat e shkëmbimit valutor, Exchange. Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Si rezultat i hetimeve është provuar se 18 shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale ne para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie. Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme informoi sot Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtuese e Parë Ervina Gjana

Gjatë periudhës hetimore është mundësuar dokumentimi me prova bindëse i kësaj veprimtarie kriminale që kryhej individualisht, duke përdorur si mjete komunikimi rrjetet sociale, si dhe nëpërmjet disa subjekteve ekonomike, në Tiranë dhe në Shkodër.

Te tjera

Lajme te tjera