E diel, 3 Maj, 2026

Nga klani “Duka” te Endrit Dokle dhe ish-deputeti i PS, zbardhen emrat e ‘kokave’ të krimit që janë në shënjestër të SPAK

Share

50 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK në disa qytete të vendit.

Operacionet po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Krujë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa.

Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja,  dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj.

Elis dhe Leonard Duka

Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

‘Kokat’ e krimit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doçja

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Altin Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

Xhevi Ndoka.

Deri tani mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa ky operacion është ndër më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Te tjera

Lajme te tjera