E diel, 3 Maj, 2026

Nga Camorra tek Ndragheta, Artan Hoxha zbulon se si mafia italiane po “zbarkon” në Shqipëri

Share

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në vendin tonë po përhapet i ri, ai i “zbarkimit” të pjesëtarëve të mafias italiane në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se ata kanë ardhur dhe kanë investuar në Shqipëri, duke përdorur partnerë shqiptarë.

Ai tha se së fundmi, një prej këtyre personave është arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, por dy persona të tjerë kanë arritur t’ju shpëtojnë autoriteteve.

Në fakt, ky nuk është episodi i parë gjatë viteve të fundit. Rëndësinë e këtyre personazheve, familjeve mafioze në jug të Italisë, e marrim vesh nga mediat italiane edhe për shkak se operacionet në territorin tonë kryhen nga agjenci ligjzbatuese italiane, që i gjurmojnë vetë dhe e dinë cfarë pasurish dhe lidhjesh kanë.

Rasti i fundit është një person, narkotrafikant, që mori rëndësi sepse kishte kontaktet në trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Ishte ndërlidhës për familjes e Camorrës dhe Ndraghetës.

Në rastin konkret, autoritetet italiane, kishin identifikuar në Shqiëpëri tre personazhe, por është kapur vetëm njëri dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar. Disa vite më parë, prokuroi i antimafias i Catanzaro, e ngriti si shqetësim, se bosë të familjeve mafioze italiane ishin zhvendosur përtej Adriatikut dhe fshiheshin në Shqipëri, bashkë me familjet. Kanë blerë biznese dhe kanë aktivitete. Futen nëpër prona si aksionerë.

Emri i bashkëpunëtorit shqiptar është dhënë por jo i italianit. Italianëve u ka rezultuar, se na Shqipëria janë dhënë urdhrat për të bërë vrasje në Italinë e jugut. Organizatat shqiptarë të narkotrafikut, pasi u trajnuan dhe mësuan të gjithë biznesin në Itali, morën aktivitet dhe nën hyqmin e tyre bënin trafikun nga Amerika Latine. Ngjarje te fundit shërbyen për të kthyer në skenë një situatë të përsëritur vitet e fundit.

Qeveria kujdeset për fluksnin e madh të turistëve, pensionistët që kursejnë. Por, pjesa e padukshme është që bashkë me ta, kanë penetruar edhe pjesëtarë të organizatave mafioze. Mbaj mend një operacion në Bulevardin Zogu i Parë, u kap një nga bosët e Sacrea Corona, që rrinte në Durrës.

Ai është rasti i pari i një mafiozi të niveli të rëndësishëm që qëndronte në Shqipëri. Kemi rastin e Prudentino në Vlorë, që kishte investuar në biznese dhe përfshirjen ne lojrat e fatit.

Kemi familje të jugut të Italisë që janë pëerfshirë në industrinë e ndërtimit, por gjithmonë me ortakë shqiptarë. Nuk futen asnjëherë vetëm. Kemi edhe rastin, që është shuma më e madhe e kapur, rasti i mafiozit të Cosa Nostra, që në bshkëpunim me Tacin, solli 80 milioën euro.

Është cështje që ende nuk është dhënë vendim për Tacin, por u dënua kunati dhe shoferi. Pra sasia e kapur e parave dëshmon nivelin e bashkëpunimit“, tha Hoxha.

Te tjera

Lajme te tjera