Ish-shefi i Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa ka komentuar situatën politike dhe gjendjen në të cilën ndodhte sistemi i drejtësisë në vend, ndërkohë që ka shpërthyer në kritika të forta në adresë të institucioneve ligjzbatuese dhe jovetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Xhafa shprehet se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka rënë, ndërkohë që theksoi se burgjet duhet të mbushen me oligarkë dhe të korruptuar por jo me hallexhinj. Po ashtu, ish-funksionari i lartë i PPSH zbulon edhe detaje nga një vizitë që ai ka bërë në burgun e Spaçit në vitin e largët 1974.
-Zoti Xhafa, di që janë bërë shumë kritika dhe është folur, që prej mbi 30 vjetësh, se në socializëm̈m ka pasur shumë të dënuar nga gjykatat e asaj kohe. Cili është mendimi juaj?
Që ka pasur të burgosur, kjo është e vërtetë, por çeshtja fryhet, ekzagjerohet, për qëllime politike. Kjo temë është e gjërë, po kryesore është që çdokush të dijë se çdo shoqëri dhe shtet klasor ngre kampe e burgje për ata që shkelin ligjet e kohës. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as shoqëria socialiste. Për të mos u ndalur në teorinë̈ mbi ndryshimet midis socializmit e kapitalizmit, them edhe unë: Po, ka në socializëm̈m burgje e të burgosur, po më shumë ka në kapitalizëm̈m. Gjatë dekadave të socializmit në shumicë janë dënuar me burg vjedhësit, keqbërësit. Shihini statistikat, a është apo nuk është kështu. Sigurisht, unë nuk marr përsipër të them se cilit i është dhënë haku e cilit jo, sepse as kam qenë në përbërje të gjykatave, as jam specialist i fushës. I prirur jam të them se secilit i është dhënë çfarë kanë parashikuar ligjet e kohës. Se në socializëm̈m nuk guxonte kush të jepte dënime në kundërshtim me ligjet e tij, mbasi kishte kontroll të rreptë. I nderuar Rigels, këto duhet t’i dijë gjithkush, siç̧ gjithkush duhet të dijë se në kapitalizëm̈m ka më shumë burgje dhe më shumë të dënuar se në socializëm. Pa folur për shkelës të tjerë̈ të ligjeve, që nuk dënohen ose për shkak të ndërhyrjeve të padrejta nga lart ose për shkak të presioneve të padrejta të shtetit e të partisë̈ në pushtet mbi prokurorët, mbi gjyqtarët, mbi prokuroritë̈ dhe mbi gjykatat. Kush nuk i njeh e nuk i di këto dukuri, ai duhet t’i mësojë!
– A mund të thoni se çfarë ju bën më shumë përshtypje nga ato që dëgjoni të flitet dhe nga ato çfarë lexoni në media për të dënuarit me burg në vitet e socializmit?
Sigurisht që mund t’ju them shumë gjëra, po do të flas për ato më kryesoret: Së pari, siç̧ vura në dukje, ky fenomen (burgosja e të burgosurit) fryhet dhe trajtohet jo realisht, trajtohet në bllok si në shtyp e në televizion, ashtu edhe në rrjetet e tjerë̈ socialë, për të krijuar përshtypjen se në socializëm̈m është bërë nami dhe se të gjitha dënimet kanë qenë politike. Ky vlerësim është i pavërtetë. Në shumicë, të burgosurit në socializëm̈m kanë qenë hajdutë ose për shkelje të tjera të ligjit. Si mendoni, të mos dënoheshin?! Pse kjo nuk thuhet në mediat tona. Pse? flitet vetëm për të burgosur politikë, ndërkohë që, siç thashë̈, shumica kanë qenë të burgosur ordinerë? Si gazetë, ju i keni statistikat e burgjeve e të të burgosurve pse nuk i botoni? Mediat nuk mund t’i bindin njerëzit duke shtrembëruar të vërtetën e gjërave të jetuara. Pa lëre kur analistë “budallenj” thonë se i tërë sistemi socialist ishte kriminal! Ky është mllef, jo argument. Organizata a Shoqata e “të burgosurve” mendoj unë, nuk duhet t’i pranojë të pavërtetat, sepse përbëjnë për të një damkë të rëndë, një poshtërim të madh. Së dyti, shumë të burgosur i kanë sjellur jo pak dëme ekonomike pushtetit dhe ekonomisë̈ popullore. Por ata janë dëmshpërblyer ose kërkojnë të shpërblehen për vitet e burgut. Për mendimin tim kjo është e padrejtë, sepse ata kanë qenë dënuar si hajdutë ose për krime të tjera. Duke shmangur teoritë̈ mbi shoqërinë e shtetin borgjez dhe partitë̈ që e përbëjnë atë, them se është vepruar gabim që të burgosurit janë dëmshpërblyer për vitet e burgut, pa vendime të gjykatave. Një dite takova dy të dënuar me burg dhe u thashë̈ : Përse ju (ishin fis me njeri-tjetrin) u dënuat me burg në socializëm̈m? – Po ti e di pse-në, – m’u përgjigjen, – mbasi na njeh mirë! – Sepse ju njoh mirë dhe jemi afërsisht të së njëjtë̈s moshe, ndaj po ju pyes. – Unë u dënova me shumë vite burg, tha njeri, sepse vrava një grua! Po gjykata ma fali jetën, sepse isha i ri në moshë. – Kurse mua, tha tjetri, më kapën duke vjedhur dhe u dënova si vjedhës lopësh e pulash të fshatarëve. Si thua, i nderuar, të mos dënoheshin? Sa di unë, ligji i dënon edhe sot vrasësit e vjedhësit, apo jo? Tjetër gjë sa ata dënohen, por ligji është. Së treti, më bën përshtypje fakti që flitet për të burgosurit, po nuk thuhet se për ç’vepra penale janë dënur ata me burg në socializëm̈m? Përse fshihet dhe nuk thuhet ky fakt? Kjo i duhet thënë çdo të burgosuri, dhe duhet të jetë në dosjen e çdo të burgosuri! Shumë të burgosur, përfshirë ata politikë, i shkruanin nga burgu organeve kompetente të kohës, deri Enver Hoxhës, të cilët, përveçse pranonin fajin e dënimin e dhënë nga gjykatat, u luteshin për burgosje më të lehtë, bënin autokritikë e shkruanin deri në neveri para tij etj., etj. Po kjo pse nuk u vihet në dukje atyre që kanë kryer veprime të tilla? Apo mos se janë “pastruar” dosjet? Jo pak nga të burgosurit e shpërblyer për punën e bërë në miniera e në ndërtimin e veprave industriale të vendit etj. nuk e thonë një gjë të tillë? Pse nuk thonë se, edhe duke qenë në kushte burgu, janë shpërblyer me lekë për çdo tejkalim norme, u është ulur masa e dënimit etj.. Kritika le të bëhen, por duhet thënë e vërtetën, jo të bëhet “garë” kush e kush të gënjejë më shumë!
-Përse ndodhin këto dukuri, cili është mendimi juaj?
Mund të këtë̈ disa “arsye”, por kryesore, mendoj unë̈, është që, në vendin tonë kapitalist, nuk ka e nuk vepron shteti i së drejtës. Se, po të kishte e të vepronte shteti i së drejtës, asnjë i burgosur nuk do të guxonte të gënjente e të kërkonte t’i jepej diçka që nuk i takon. Edhe të dënuarit me burg si vjedhës e për krime të tjera mendojnë̈ se shteti borgjez është i u atyre, madje ndjehen krenarë që kanë qënë të burgosur në socializëm̈m, ani pse si vjedhës të pronës së tjetrit ose të popullit. Kjo nuk ndodh në Itali, në Francë, në Angli etj., etj. Jo bjeri t’i biem Shqipërisë rrëmujë, ku dënohet me burg hallexhiu, ai që nuk u mbush barkun me bukë fëmijëve, ndërsa oligarku hedh “vallë”. Kjo nuk është drejtësi!
– A mundet t’i çelë rrugën kësaj “rrëmuje” e padrejtësie fakti që herë sundon e majta borgjeze dhe herë tjetër e djathta?
Mundet të jetë edhe kjo, dmth kur qeveris e majta borgjeze dhe e djathta është në opozitë ose anasjelltas, të burgosurit që mbështesin njerën palë i kërkojnë palës tjetër në pushtet me ngulm dëmshpërblim për vitet e burgut në socializëm̈m! Pala që është në fuqi, duke i pasur kontigjent votash, të burgosurit i shpërblen sipas interesave të saj. Më e drejtë do të ishte që çdo i burgosur t’i drejtohej vetë për dëmshpërblim gjykatave përkatëse në rrethe. Siç e thashë̈ më lart, unë nuk mund të përcaktoj shkallën e fajit që ka x-si a y-ni, po jam i bindur se një pjesë e të burgosurve nuk do të guxonte ta çonte ankesën për dëmshpërblim në gjykatë. Se, gjykatat, sado të blera, do t’ua nxirrnin sheshit “heroizmat” e bëra!Pushteti e qeveria shqiptare i njohin dhe i dinë se këto dukuri i kushtojnë̈ shumë xhepit të popullit, por heshtin, Brezi i borgjezisë̈ së sotme shqiptare mund të këtë̈ dëgjuar dhe të këtë̈ lexuar, po akoma nuk i ka provuar zemërimin e forcën e masave të popullit.
– Pyetja e fundit. Kam dëgjuar se keni shkuar në Burgun e Spaçit për të parë kushtet e jetesës së të burgosurve. A është kjo e vërtetë?
Po, kjo është e vërtetë, por duhet një libër i veçantë për të folur për këtë ngjarje, ndaj e lëmë për një herë tjetër.
– Ju lutem, a mund të thoni diçka shkurt!
Ok, por shkurt. Në maj të vitit 1974, Sekretariati i KQ të Partisë̈ së Punës më transferoi nga sekretar i KP të rrethit të Krujës në sekretar i KP të rrethit të Mirditës. Dukë qenë i zgjedhur anëtar i Byrosë̈ së KP të rrethit dhe me që Sekretari i Parë i KP të rrethit mungonte për disa muaj, atë e zevendësova unë̈ në detyrë. Një ditë (1974), më telefonon në zyrë një nga sekretarët e KQ të Partisë̈ dhe më thotë̈ se do të shkosh në Burgun e Spaçit për të parë kushtet e jetesës së të burgosurve, por bëj kujdes! Greva e të burgosurve të Burgut të Spaçit kishte ndodhur. – Dakord, i thashë̈ sekretarit të KQ., po a e di këtë porosi shoku Enver, sepse nuk është në praktikën e punës se KP të rrethit, mbasi për kampet e burgjet kishte organe të veçantë! – E di unë, m’u përgjigj sekretari i KQ të Partisë̈. Shoqëruar nga Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Mirditës dhe nga Komisari i Burgut të Spaçit, shkuam në Burgun e Spaçit. Në fillim, pamë disa mjedise ku hanin, pastaj disa mjedise ku flinin, pastaj bibliotekën dhe sallën e leximit të të burgosurve, pastaj disa mjedise ku shërbeheshin, pastaj bëmë jashtë një bisedë të shkurtër, pak metra në distancë me disa të burgosur. Çdo gjë ishte si duhet. Për çfarë pashë në Burgun e Spaçit, informova shokun Haki Toska, sekretarin e KQ të Partisë̈.
Intervistoi: Rigels Seliman