E hënë, 7 Shtator, 2026

Mori vizën, Berisha zbulon se kur do të shkojë në SHBA! Njofton takimin me shqiptarët në New Jersey

Share

Kreu i PD-së Sali Berisha, pasi iu aprovua viza amerikane, këtë fundjavë do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump.

Lajmin e ka zbuluar vetë Berisha ku ka bërë me dije të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës, ditën e dielë në orën 11:00 lokale, ose 17:00 me orën shqiptare.

Takimi do të zhvillohet në qendrën “Bergen Performing Arts Center”, e cila është në periferi të qytetit të New Jerseyt.

FREEDOM #WORKS

Takim me shqitarët e Amerikës

E dielë, 6 shtator, ora 11:00

Bergen Performing Arts Center

30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631”, njoftoi Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera