E hënë, 13 Janar, 2025

Meta ‘sfidon’ Ramën: Më dil përballë o zëmër lepur, unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe!

Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ‘sfiduar’ kryeministrin Edi Rama që t’i dalë përballë , ndërsa i ka kërkuar të heqë dorë nga raportet me bandat kriminale për të goditur opozitën.

Në një intervistë në Syri.tv, Meta paralajmëron po ashtu edhe një ‘pranverë’ të hershme duke iu referuar protestave qytetare kundër qeverisë.

“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe, dhe e bëj vetë siç e kam bërë edhe në të kaluarën ndërsa ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale në vend për të goditur opozitën dhe për të inskenuar krime politike.

Ke bërë shumë deri tani dhe i ke dosjet plot. Përpiqu tani ta lehtësosh veten sa të mundesh, se do të dënohesh me ligjet e tua. Do ta kesh mjekun dhe mjeken te koka dhe policin te dera. Asnjë hakmarrje, por vetëm një zbatim i ligjeve të tua për firmat që ke hedhur për të mashtruar popullin e Shqipërisë.

Do të ketë një ‘pranverë’ shumë më të hershme se prisni ju, edhe dhjetori është larg do të ketë zhvillime. Ramovici ‘The final countdoën’, me dil përballë vetë, unë e kap demin prej brirësh. Jam specializuar me këto historitë me prokurorira me hetime, jam student i dhjetorit, sot kam kalamajtë sa isha atëherë.”, u shpreh Meta.

Te tjera

Lajme te tjera