Deputeti socialist Etjen Xhefaj kritikoi kryetaren e komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve Jorida Tabakun për drejtimin e seancës së sotme ku po zhvillohen debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Xhafaj tha se opozita po ushtron presion ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe se po e kthen këtë seancë në gjyq publik. Më tej, ai kritikoi Tabakun se po bëhet qesharake duke mbyllur mikrofonin anëtarëve socialistë të komisionit dhe duke folur edhe pas deputetëve të opozitës.
Etjen Xhafaj-Tabakut: Duke akuzuar në emër të përveçëm keni guxim dhe e quani procedurë. Ka përfaqësim të dyanshëm në këtë komision.Jo vetëm sështë etike dhe ligjore, faktin që citoni presionin pozitiv, pranoni presionin ndaj organit të akuzës. Ju në këtë komisionin bëni moderimin, jo intepretimin,. Ju flisni 2 për 1. Edhe kur flisni pas anëtaëve të opzoitës, është qesharake. E pamë dhe me dëshmitaren që qau, është ushtrim presion ndaj dëshmitarëve. Po bëni gjyq publik. Po na mbyllni mikrofonin, çfarë të bëjmë të ulërimë?
Boçi: Po ulërijmë tani.
Xhafaj: Jo, tani jo. Nëse flisni për furtunë në gojë, kjo është furtunë balte, baltë duke hedhur nga të gjitha anët që balta të ngeci. E keni tejkaluar lidhjen me ne, dëshmitarët. është e padrejtë. Sa herë keni dashur të flisni, hajde bëjmë dhe i përfshijmë ata që janë këtu. Nuk të kam ndërprerë ndonjëherë .