E hënë, 13 Janar, 2025

‘Jeni për fasadë’/ Rama kapet me qytetarët: E mira s’ka fund

Share

Kryeministri Edi Rama, sikurse edhe shumë herë të tjera, u është përgjigjur sot kritikave të komentuesve në “Facebook”.

Një prej komentuesve e akuzon Rama se qeveria e tij bën vetëm fasadë dhe as një punë siç duhet, e madje i kërkon kryeministrit të mos i përgjigjet me ironi.

“Për fasadë jeni të parët, se në realitet pak gjëra ose aspak bëni mirë. Marr shkas nga gjithçka që po ndodh në Shqipëri. Më vjen keq, por duhet t’ua them këtë që mendoj. Nëse e merr mundimin të më kundërshtosh, të lutem lëre ironinë se e di që ju vjen shumë për shtat”, shkruan komentuesja.

Rama i numëron punët e bëra gjatë këtyre viteve të qeverisjes, duke përmendur rindërtimin dhe vazhduar me bujqësinë. Sipas tij, eksportet bujqësore janë rritur dhe se po ashtu është dyfishuar edhe toka e punuar në fshat.

Rama përmend edhe zerimin e taksës dhe TVSH-s për biznesin e vogël, teksa shton se megjithatë ka ende punë për t’u bërë dhe se e mira nuk ka fund.

“Unë nuk bëj ironi me askënd, po përdor ndonjëherë sarkazmën me ata që shajnë dhe akuzojnë pa lidhje. Ju keni shprehur një opinion me të cilin nuk jam dakord, sepse për shembull mijëra shtëpitë ku po kthehen ata që u prekën nga tërmeti nuk janë fasadë apo jo? 100 e ca shkollat e reja që janë ndërtuar e po ndërtohen për fëmijët që humbën shkollën nuk janë fasadë apo jo? Eksportet bujqësore 450 milionë krahasuar me 120 milionë para tetë vitesh apo dyfishimi i tokës së punuar në fshat nuk janë fasadë apo jo? Zerimi i taksës dhe i TVSH për biznesin e vogël nuk është fasadë apo jo? Transformimet infrastrukturore nuk janë fasade apo jo? Spitalet e maternitetet e reja nuk janë fasadë apo jo? E të tjera me radhë që s’po i numëroj se shkojmë deri nesër! Po patjetër, ka ende shume për të bërë dhe e mira s’ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt, prandaj edhe është i mirëkuptuar kushdo që thotë se ishim më mirë kur ishim më keq”, përgjigjet Rama.

Te tjera

Lajme te tjera