E shtunë, 18 Janar, 2025

Ish-presdienti Nishani u nda nga jeta, reagon Petro Koçi: Shqipëria humbi një politikan serioz ndërsa PD një figurë të rëndësishme

Share

Deputeti i PS, Petro Koçi ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një postimi në rrjtete sociale, Koçi shkruan Shqipëria humbi një politikan serioz, ndërsa PD një figurë të rëndësishme.
Ja postimi i Petro Koçit:

Me keqardhje mesova ndarjen nga jeta te Bujar Nishanit, ish President i Republikes.Kemi bashkepunuar ne vitet 2005-2009 ne drejtim te Komisionit te Sigurise Kombetare ne Kuvend. Eshte rasti te kujtoj nje vizite te asaj kohe bashke me kolegun Nishani ne SHBA, kur zhvilluam takime ne Komisionet e Sigurise ne Senat dhe Kongres, ne Pentagon, ne CIA, ne Departamentin e Shtetit etj.Ishte politikan serioz. Nje figure e rendesishme ne PD.Si President respektoi Kushtetuten.Ngushellime familjes, kolegeve dhe Partise Demokratike!

Te tjera

Lajme te tjera