E mërkurë, 22 Janar, 2025

Ilir Meta (Metaj) Spiun i Sigurimit të Shtetit, Sali Berisha kriminel dhe ish-Sekretar i Partisë së Punës, Edi Rama hajdut, gazetari Rigels Seliman tallet me klasën politike

Share

Gazetari i politikës dhe kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman ka thumbuar klasën politike në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Seliman tallet me Ilir Metën, i cili, pasi i doli emri ne dosjet e Sigurimit te Shtetit, ku kishte spiunuar shokët e kursit, doli dhe tha se kishte dy Ilir Metaj ne klase. Me një ironi epike, zoti Seliman thekson se më mirë të kishte ndërruar emrin e vet, që e kishte me njollë se sa te partisë, për te shpëtuar njëherë e mirë nga dosja.

Ja statusi i plotë i gazetarit Rigels Seliman:

1-Ilir Meta rezulton Spiun i Sigurimit të Shtetit, sipas denoncimit që Autoritetit të Dosjes i shkoi me email nga SHBA!

2-Sali Berisha rezulton Ish-Sekretar i Partisë së Punës dhe bedel i Enver Hoxhës, si dhe akuzohet si kriminel e i korruptuar!

3-Edi Rama dhe qeveria e tij, deputetët e ministrat arrogantë, janë zhytur në skandale korruptive këto 9 vite!

4-Manipulimin e votës në Shqipëri e futi Sali Berisha, blerjen Ilir Meta. Ndërsa Edi Rama i përsosi të dyja me “Patronazhistët”!

Quo Vadis Shqipëria!

P.S

Pakujdesi e ish-presidentit Ilir Meta, në vend të ndërronte emrin e tij, ndërroi emrin e partisë, nga LSI në Partia e Lirisë. Ec e merru me këta të dosjeve tani!

Te tjera

Lajme te tjera