E enjte, 20 Mars, 2025

Gjykata e Lartë rrëzon Apelin, Dritan Dajti mbetet në burg përjetë

Share

Dritan Dajti do të mbetet në burg përjetë.

Gjykata e Lartë ka vendosur sot të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Gjykata ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili ishte dënuar me 25 vite dhe ka lënë në fundi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me dënimin burgim për jetë. Dritan Dajti vrau në 2009, katër punonjës policisë.

Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.”- njofton gjykata.

Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Dritan Dajti u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Ditën kur do niste gjyqi ndaj tjj, Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm. Ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër.

Te tjera

Lajme te tjera