Gazetari Eni Ferhati tha se grupi kriminal shqiptar me potencial më të madh ekonomik janë Çopjat e Elbasanit.
Sipa gazetarit, kjo shpjegohet edhe me pagesat shumë të mëdha që ky grup kriminal ka ofruar për disa vrasje, që shkonin deri në 4-5 mln euro.
Ai shton se një karakteristikë e grupit kriminal Çopja është se kishin njerëz të caktuar që merreshin me humbjen e gjurmëve pas vrasjeve.
“Ky grup kriminal i nisi vrasjet me pagesë në 2018, deri në atë vit ishin kthyer në grosistë të sasive të mëdha të kokainës, është organizata e parë kriminale shqiptare që nga Amerika Latine, thotë SPAK ka çuar drogë jo vetëm në Evropë por edhe në Singapor dhe deri në Afrikën e Jugut. Ndoshta është grupi kriminal shqiptar me potencialin më të madh ekonomik nisur edhe nga pagesat e mëdha për vrasjet e porositura. Për atentatet që kemi publikuar që mbeten vetën në kuadrin e realizimit të kushteve kanë premtuar deri në 4-5 mln euro nëse do të realizoheshin. Nga ana tjetër, e lidhur kjo me atentatin e sotëm, një karakteristikë e grupit kriminal Çopja është se ata kishin njerëz të caktuar që merreshin me humbjen e gjurmëve pas vrasjeve. Në të gjitha vrasjet me porosi prej tyre, ku ndër vrasësit e tyre me pagesë është edhe i shumëkërkuari Talo Çela për të cilin dyshohet se është strehuar në Brazil, të gjitha automjetet e përdorura nuk janë djegur; çmontoheshin në pika të caktuara, madje dëshmia e një personi, të cilin tentuan ta vrisnin për shkak të informacionit që kishte, përmend emra ish-deputetësh, biznesmenësh shumë të famshëm”, tha Ferhati për “Euronews Albania”.
