Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK mkryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Felaj i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim.
“Sot më datë 21 shkurt është paraqitur në SPAK në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët. Znj. Tabaku ka kryer këtë veprim në cilësinë e kryetares së këtij komisioni pa qenë e mandatuar. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për komisionet hetimore. Është kryer me dashje dhe me qëllimin për kredo politike”, tha Felaj.
Felaj u shpreh se çdo komunikim i prokurorëve të SPAK është i përgjueshëm dhe në mënyrë flagrante Tabaku shkon dhe e takon dhe për më tepër thoni se keni marrë mbështetje nga SPAK.
“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre”, tha deputetja socialiste.