Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), njëherësh ish-deputetja Elona Gjebrea me anë të një postimi në “Facebook” ka shprehur urimin e saj për festën e Pavarësisë. Zonja Gjebrea zgjodhi të postojë një poezi të poetit Naim Frashëri dedikuar atdheut për të shprehur urimin e saj këtë 28 nëntor.
Ja postimi i plotë i zonjës Gjebrea:
O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!