E shtunë, 18 Janar, 2025

Brukseli thirrje qeverisëdhe SPAK: Tërhiquni nga amnistia fiskale dhe ‘pasaportat e arta’ pasi po minojnë integrimin evropian të vendit, koha qëtë korruptuarit tëpërfundojnë pas hekurave

Share

Bashkim Europian ka ripërsëritur edhe njëherëdje shqetësimin e tij sa i takon nismave të qeverisë për Amnistinë Fiskale dhe “pasaportat e arta”, si dhe korrupsionin që vijon të jetë prezent në Shqipëri. Fillimisht ka qenë ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, e cila ka sipërmendur ditën e djeshme të gjitha “pikat e kuqe” të theksuar nga raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë. E pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ambasadorja Hohmann e bëri dhe një herë të qartë se Amnistia Fiskale nxit pastrimin e parave, ndërsa theksoi se miratimi i këtij ligji, sipas saj, minon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Lidhur me luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Në këtë kontekst, miratimi i një amnistie penale tatimore kundër këshillës së BE e Moneyval do rrezikonte progresin në këtë fushë”, deklaroi ai.

SPAK të luftojë korrupsionin

Më tej diplomatja Hohmann ngriti si shqetësim zvarritjen e proceseve gjyqësore. Sipas saj, duhet të punohet në këtë aspekt. Po ashtu, ambasadorja e BE në vendin tonëkërkoi nga SPAK që të forcojë luftën ndaj korrupsionit.“Raporti shënon një progres të mirë në përgjithësi për gjyqësorin, në vijim të emërimit të gjyqtarëve të rinj, gjykata e lartë ka ulur ngarkesën për herë të parë në gjashtë vjet. Por ndikohet negativisht nga kohëzgjatja dhe ngarkesa e madhe e çështjeve të prapambetura. Kërkohet një aksion vendimtar për të ngritur një aksion modern për një hartë të re gjyqësoreSPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteteve të vijojnë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik”, u shpreh ai.

Gazetarët po intimidohen dhe po iu bëhet presion

Ndërkohë sa i takon të drejtave të njeriut, ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann deklaroi gazetarët përballen me presione dhe intimidime nga politika dhe nga biznesi.“Raporti shënon progres në një sërë fushash, që kanë të bëjnë për të miturit. Hapat pozitive që njeh janë edhe ato për LGBTI, përfshirjen e pjesëmarrjen të komunitetit rom. Cilësia e gazetarisë mbetet e penguar nga politika dhe biznesi. Kemi dizinformim. Kemi akte intimidimi dhe në këtë fushë nuk jemi përmirësuar”, nënvizoi ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann.

Eurodeputetja kundër “pasaportave të arta”

Nga ana tjetër, edhe eurodeputetjaRasa Juknevičienė, përfaqësuese e grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, Partisë Popullore Europiane (EPP), ka reaguar dje pas publikimit të paketës së zgjerimit nga Komisioni Europian, ndërsa i ka dhënë një shuplakë qeverisë. Gjatë një interviste për mediat, euro-deputetja Rasa Juknevičienė shprehet, se Shqipëria duhet të lerë pas “markën e keqe” të korrupsionit, që nuk e ndihmon vendin të afrohet më shumë me BE-në. Sipas saj, skema e “pasaportave të arta” është një lloj legalizimi i korrupsionit. “Kjo lidhet fort me pyetjen tuaj të mëparshme, korrupsionin. Ky është një lloj “legalizim i korrupsionit” dhe është problem për sigurinë veçanërisht kur flasim për oligarkët rusë, që mund të blejnë këto pasaporta. Mendoni, se ç’impakt kanë këto “pasaporta të arta” në zonën Shengen. Është e papranueshme që të blesh sistemin e vlerave europiane me para. Shqipëria ka marrë shembull të kaq nga disa vendet të Jugut të Europës. Për ne është e papranueshme. Parlamenti Europian është i bashkuar kundër kësaj skeme”, deklaroi ajo.

Rasa Jukneviçiene, e shqetësuar për korrupsionin në Shqipëri

Por ndërsa në raportin për Shqipërinë, Komisioni Europian nënvizon problemin e korrupsionit si një shqetësim serioz në nivelin politik apo atë prokurimit publik, këtë merak ndan edhe eurodeputetja lituaneze.“Sigurisht që po. Korrupsioni është një problem shqetësues në shumë vende, por në Shqipëri ky fenomen i ka rrënjët e thella. Nuk bëhet fjalë vetëm për qeverinë, politikanët, por aty ka peshë edhe e shkuara e vendit. Ndoshta në Shqipëri gjërat që ndodhin nuk merren si korrupsion, por në vendet Skandinave për shembull është e qartë, që kjo do të evidentohej si korrupsion. Ndryshimi thelbësor midis nesh si Lituanezë me vendet e tjera si ato të Veriut të Europës, ishte pikërisht e shkuara jonë komuniste apo bolshevike. Është brezi i ri që bëri diferencën në bazë të vlerave dhe parimeve europiane. Mendoj, se e njëjta gjë do ndodhë në Shqipëri. Sigurisht që përgjegjësia mbetet te politikanët. Dhe kjo varet shumë nga liderët kryesorë të vendit. Duhet zero korrupsion në jetën e përditshme dhe zero korrupsion në jetën politike të vendit. Shqipëria duhet të ndjekë eksperiencat më të mira politike në BE”, nënvizoi Rasa Juknevičienė.

Te tjera

Lajme te tjera