Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi aksionin e fundit të Europol, ku u godit platforma “Ghost”. Bëhet fjalë për një platformë të kriptuar si Sky Ecc dhe Encro Chat.
Sipas Hoxhës, janë aplikacione që i përdor krimit, biznesi dhe politika. Ai tha se SPAK është marrë deri tani me mesazhet në SkyEcc të krimit dhe nuk ka shkuar akoma te pjesa tjetër. Po ashtu tregoi se cilin aplikacion përdorin politikanët pas mbylljes së SkyEcc.
“Nuk është marr njeri me biznesin. Atje është katrahurë. SPAK nuk do të ishte siç është sot nëse nuk do kishte të dhënat e SkyEcc dhe EncroChat. Ata i dhanë një bazë të jashtëzakonshme. Normal krimi do përdorë format e reja, këto inovativet, por harrojnë se çdo tekst ruhet diku.
Pasi ra Skai, me çdo politikan që flet thotë a ke Signal? Sa më shumë turmë e madhe të jetë, aq më shumë e vështri të identifikohesh. Sinjali ka shumë abonentë. Nuk i mban dot gjithë njerëzit në përgjim. Nuk i përpunon dot të dhënat”, tha ai.
