E diel, 3 Maj, 2026

Artan Hoxha nxjerr zbuluar Gazment Bardhin: Deputeti demokrat ka përdorur platformën “Sky Ecc”

Share

Gazetari Artan Hoxha tronditi me deklaratën e tij në një emision në lidhje me përgjimet e aplikacioneve SkyEcc dhe EncroChat.

Ai u ndal te Ervis Maryinaj, fati i të cili ende nuk dihet, ku tha se mund të përdorte 10 SkyEcc, ndërsa për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ky i fundit përdori aplikacionin SkyEcc në nëntor të vitit 2023.

Sky ishte një telefon që s’kishte nevojë për numër, instalohej programi dhe bëje abonimin çdo 3, 6 muaj apo edhe 1 vit. EncroChat ishte më i madh në telefon, ngjason si iPhone 15. Bardhi e vendosi në vitin 2023. Ajo bisedë nuk është se nuk ekziston, por është bërë në nëntor ose dhjetor të 2020. Ka ndaluar si platformë. Ajo bisedë mund të jetë në dosje, por zhvendosja e tre vite që bëri… dhe duke e zhvendosur me dashje apo pa dashur, ai duke tentuar ta përdorë në aktivitet politik krijon këtë situatë. Nuk ka pasur Sky në atë periudhë”, u shpreh Hoxha në “Top Channel”.

Te tjera

Lajme te tjera