Një 31-vjeçar është arrestuar dje nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur. Njoftimi është marrë pasi e mitura është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar. Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Abuzoi seksualisht me një të mitur, efektivët e Komisariatit nr.4 arrestojnë 31-vjeçarin në Tiranë
Share
Te tjera
