Ekonomiste me përvojë, gjerësisht aktive ne çështjet sociale dhe njohuri të thelluara mbi transformimet sociale, politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor, Linda Rama analizon ndryshimet e thella, sfidat dhe mundësitë e rajonit.
PhD në Ekonomi, bashkëthemeluese e Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor në Shqipëri dhe bashkëshorte e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo ka një këndvështrim të rrallë dhe jashtëzakonisht depërtues. Veprimtaria e saj shumëvjeçare në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale ka qenë vendimtare dhe shkon përtej kufijve të Shqipërisë, ndërsa perspektiva e saj përbën një “vështrim të rrallë prej eksperti”, mbi Ballkanin Perëndimor, nga brenda dhe nga jashtë njëkohësisht , veçanërisht si “ekonomiste strukturore” e specializuar në çështje të zhvillimit social, te kulturës së punës dhe aftësive.
Në intervistën e saj për Fortune Greece, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse institucionet, bizneset dhe shoqëritë të përshtaten mjaftueshmërisht për të qenë të suksesshme brenda kuadrit të BE-së dhe njëkohësisht në një botë të karakterizuar nga fragmentimi, presionet e sigurisë, përshpejtimi teknologjik, sfidat klimatike dhe pasiguria gjeopolitike.
Ajo e konsideron Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor një mundësi të mirë që vendet e rajonit të sillen rreth së njëjtës axhendë reformash dhe zhvillimi ekonomik. Dhe thekson se “libri i ri i lojës” do të shkruhet duke ndërtuar institucione që mundësojnë besim, biznese që mund të rriten në shkallë të gjerë, politika që lehtësojnë përhapjen e inovacionit dhe teknologjisë përmes arsimit, si dhe bashkëpunim rajonal që krijon një hapësirë më të madhe ekonomike, në vend të “ndasive” të vogla politike.
