Presidenti Trump pretendon se SHBA ka dobësuar ndjeshëm ushtrinë iraniane brenda dy javësh.
Gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, ai paralajmëroi se Teherani po tërhiqet përballë presionit amerikan. Teksa foli për Iranin, Trump përdori një ton të drejtpërdrejtë dhe sfidues duke deklaruar se “Irani nuk guxon të luajë me SHBA”.
“Atyre nuk u pëlqen të luajnë lojëra me ne. Nuk u pëlqen aspak. Do ta shihni këtë me kalimin e kohës, do ta shihni. Mendoj se e keni parë tashmë”, deklaroi ai.
Në vijim, presidenti amerikan bëri edhe një pretendim të fortë mbi rezultatet e përballjes ushtarake. “Ne praktikisht e kemi zhdukur ushtrinë e tyre në rreth dy javë”, u shpreh Trump.
Trump ka përsëritur edhe më herët pretendime të ngjashme për suksesin ushtarak të SHBA-së ndaj Iranit, ndërsa deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon dhe përplasjeve të vazhdueshme mes palëve.
